Mishi i qengjit konsumohet dhe përdoret gjerësisht në receta të ndryshme në kuzhinën shqiptare, si i pjekur në hell, në skarë, i pjekur në furrë, në tava të ndryshme si tavë Kosi por edhe në supa.
Për më tepër, Shqeto Përmeti Me Mish Qengji është receta më e mirë e supës së qengjit në krahinën e Përmetit, e njohur ndryshe edhe si Shqeto Përmeti mbetet një nga pjatat më të mira tradicionale në Jug të Shqipërisë.
Më poshtë do t’ju tregoj hap pas hapi të gjitha procedurat dhe teknikat për të realizuar shijen e duhur origjinale të kësaj pjate tradicionale.
Përbërësit për 4 Persona
- 600-800 g mish qengji në copa
- një qepë mesatare
- 1 lugë gjelle miell
- një gotë qumësht (250-300 ml)
- një vezë e plotë ose dy të verdha
- 1-limon (lëngu)
- 20-30 g gjalp
- 1 lugë vaj ulliri
- Mjadanoz i freskët i grirë hollë
- kripë, piper
Përgatitja
- Fillimisht lani mishin e qengjit, thajeni me letër kuzhine dhe priteni në copa. Gjithashtu, grijeni qepën shumë imët.
- Më pas, në një tigan që nuk ngjit, shtojmë gjalpin, vajin dhe qepën e grirë hollë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta në zjarr mesatar, derisa të marrin ngjyrë të artë.
- Vijojmë duke shtuar mishin e qengjit dhe e kaurdisim derisa mishi të ndryshojë ngjyrë nga të gjitha anët. Shtojmë pak kripë.
- Më pas shtoni miellin dhe vijoni kaurdisjen në zjarr të ulët për 3-4 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.
- Shtoni qumështin dhe përzieni në zjarr të ulët derisa të krijohet një krem i butë. Përziejini me kujdes, mos lejoni që mielli të ngjitet në fund të tiganit.
- Shtoni një gotë ujë të ngrohtë dhe ziejini qengjin në salcën e qumështit për 50-60 minuta, duke mbajtur nxehtësinë e ulët. Mund të shtoni pak ujë tjetër të ngrohtë nëse qengji ka nevojë për më shumë kohë për të gatuar dhe nëse nuk e preferoni supën shumë të trashë.
- Pasi të jetë gati, në dy tasa të vegjël ndajmë të verdhën e vezës nga e bardha. Rrihni të bardhën e vezës derisa të krijoni një shkumë të bardhë. Shtoni të verdhën dhe përziejini për të krijuar një masë homogjene.
- Shtoni në përzierjen e vezës lëngun e limonit. Nëse nuk e preferoni shumë të tharët, shtoni vetëm 1/2 lëng limoni dhe lëreni gjysmën tjetër për ta përdorur më vonë nëse është e nevojshme.
- Më pas, rrahim vezën dhe lëngun e limonit derisa të krijohet një lëng kremoz.
- Më pas, merrni një garuzhde nga lëngu i nxehtë i supës dhe e shtoni pak nga pak në përzierjen e vezës me limonin duke e përzier shpejt. Në këtë mënyrë, temperatura e lëngut të vezës do t’i afrohet asaj të supës. Ne e zbatojmë këtë teknikë për të pasur një supë homogjene dhe për të mos lejuar që e bardha e vezës të mpikset veçmas në supë.
- Shtoni përzierjen e vezës, limonit dhe lëngut nga supa në tenxhere dhe gatuajeni për 1-2 minuta të tjera derisa supa të vlojë.
- E rregullojmë me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë.
- Transferoni supën e qengjit në një pjatë supe dhe shërbejeni të ngrohtë, me bukë të thekur dhe zbukurojeni me majdanoz të grirë.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”