Best Homemade Waffle Recipe-Receta Më E Mirë E Piteve Të Embla Të Shtëpisë

Kjo recetë e gatimit të Waffles në shtëpi, do ju pëlqejë dhe ju ftoj ta provoni në fundjavë për fëmijët dhe familjarët tuaj. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe ashtu si në çdo recetë tjetër të produkteve të brumit, që gatuajmë kryesisht për mëngjes, siç janë krepat, petullat, etj, ju mund ti shoqëroni dhe konsumoni me shijet dhe përbërësit që dëshironi. Këto janë të mbrekullueshme të konsumohet me fruta, reçelë të ndryshëm, çokollatë, etj. Ajo që dua të theksoj është se për përgatitjen e waffles në shtëpi duhet të keni pjekësin e waffles në kuzhinën tuaj. Vijojmë me përgatitjen e recetës sonë.

Ju ftojme te provoni recetat tona te Pancake dhe Crepa.

PërbërësitBest Homemade Waffle Recipe-Family Cooking Recipes

  • 260 g miell 00
  • Pak kripë
  • 1 pako fryrës ëmbëlsirash (Baking powder)
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 70 g gjalpë i shkrirë
  • 2 vezë
  • 370 ml qumësht
  • 1 luge çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja

  1. Në një enë të vogël shkrijmë gjalpin dhe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti.
  2. Në një tas të thellë bashkojmë të gjithë përbërësit e thatë. Miellin, sheqerin, kripën, fryrësin dhe i përziejmë mirë.
  3. Në një enë tjetër rrahim lehtësisht vezët, shtojmë qumështin në temperaturë ambienti dhe gjalpin e shkrirë.
  4. Të gjithë përzierjen e shtojmë te mielli dhe e përziejmë me një rrahës me dorë derisa të na formohet një masë homogjene.Best Homemade Waffle Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Për të përgatitur waffles na duhet pajisja e posaçme. E nxehim, e lyejmë pak me vaj ose gjalp dhe hedhim brumin në të, rreth një garuzhde. E shikoni vet, sipas pajisjes që keni. Duhen rreth 7-8 minuta sa të marrin ngjyrë të artë.Best Homemade Waffle Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I pjekim te gjitha dhe i servitim të ngrohta. Me fruta, cokollatë të shkrirë, mjalt, reçel dhe akullore. Kjo varet nga shija e gjithsecilit.Best Homemade Waffle Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Jeni të mirëpritur të lini komentet, pyetjet tuaja, apo ta ndani recetën me miqtë tuaj.

Faleminderit

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Irinda

Leave a Comment