Best Homemade Custard Recipe-Si Të Përgatisim Kremin E Pastiçerisë

Kremi Pastiçerisë është një gatim i ëmbël me të verdha veze dhe qumësht, i njohur edhe si krem vanilje apo kremi anglez kur gatuhet me një konsistencë më të hollë. Ne duam të  ndajmë me ju sot, recetën tonë të gatimit të  kremit të  pastiçerisë  dhe gjithë  mënyrën Si Ta Përgatisim Kremin e Pastiçerisë Në Shtëpi si duhet.  Ju mund ta gatuani Kremin e Pastiçerisë në shtëpi në një mënyrë të thjeshtë dhe të përgatisni më pas ëmbëlsirat tuaja të preferuara duke përdorur këtë përbërës shumë të shijshëm në gatimet tona të ëmbla.

Best Homemade Custard Recipe- Family Cooking Recipes

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 4 të verdha veze
  • 2 lugë niseshte
  • 4-5 lugë sheqer
  • lëkurë limoni
  • ekstrakt vanilje

Përgatitja

  1. Në një tigan të thellë, do të ngrohim qumështin, shtojmë lëkurën e limonit për të shijuar qumështin.Lëkurën e presim në copa të mëdha në mënyrë që ti heqim kollaj më pas. Best Homemade Custard Recipe- Family Cooking Recipes
  2. Në një tas, shtoni të verdhat e vezëve, sheqerin dhe niseshten e misrit dhe i përziejmë mirë derisa sheqeri të fillojë të shkrihet në lëngun e të verdhave të vezeve.Best Homemade Custard Recipe- Family Cooking Recipes
  3. Hiqni lëvoren e limonit nga qumështi i ngrohur, dhe shtoni qumështin pak nga pak në përzierjen e të verdhave të vezëve.Best Homemade Custard Recipe- Family Cooking Recipes
  4. Shtoni të gjithë përzierjen në tigan, dhe rivendosim tiganin në nxehtësi të ulët, duke e përzier mirë derisa lëngu të trashet. Kushtojini vëmendje këtij procesi dhe mos lejoni që lëngu të ngjitet në fund të tiganit, sepse mund të hidhërohet dhe na shkon e gjitha dëm.Best Homemade Custard Recipe- Family Cooking Recipes
  5. Kur kremi fillon të trashet, shtoni ekstraktin e vaniljes. Transferoni kremin në një tas qelqi, të mbuluar nga një qese celofoni për të mos krijuar kore në pjesën e sipërme.

Ju mund ta përdorni këtë krem ​​kosi të shijshëm për çdo recetë torte ose ëmbëlsirash që ju pëlqen. Gjeni sugjerimin tonë Këtu.

Jeni të mirëpritur të lini pyetjet ose komentet tuaja në lidhje me të.

Faleminderit që zgjodhët një Recete tjetër nga Blogu ynë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment