Pulë Në Zgarë është një pjatë e dytë shumë e shijshme për tu shijuar në vaktet tona në çdo stinë. Ajo që më pëlqen në këtë recetë është se mund ta gatuajmë thjesht dhe shpejt si në kuzhinën e shtëpisë, apo edhe në një piknik, në oborrin e shtëpisë suaj, me miq, etj.
Në këtë rast kemi zgjedhur një zgarë gize mbi sobë. Mund të përdorni edhe zgarë me qymyr ose me korent, sipas mundësisë së vendit ku do gatuani ose preferencës suaj.
Për një shije të përkryer, duhet të zgjedhim pula të freskëta, dhe ti marinojmë si duhet. Gjithashtu duhet ta njihni si të përdorni zgarën që keni zgjedhur për pjekje në mënyrë që të piqni mishin si duhet.
Ju mund të eksploroni edhe receta të tjera me pulë në blogun tonë, ndërkohë ju sugjeroj të provoni edhe Krahë pule krokantë, apo pulë e mbushur.
Përbërësit
- 1 pulë e plotë
- Kripë
- Vaj ulliri, piper i zi
- Lëng limoni
- Rozmarinë
- Erëza të tjera sipas preferencës
- Limon
- Hudhër
Përgatitja
- Do ta presim pulën në pjesë pasi e kemi larë mirë dhe e kemi tharë me letër kuzhine. E presim në pjesë të vogla sipas pjesëve anatomike të pulës.
- Pjesën e gjoksit të pulës e ç’filetojmë dhe e presim në feta më të holla. Edhe pjesët e kofshëve i presim në mënyrë që ti hollohet shresa e mishit dhe të piqet më mirë. Kockat e kurrizit i ruajmë për të përgatitur supë pule shumë të shijshme. Nëse jeni shumë persona, atëherë përgatisni dy pula.
- I fusim copat e pulës në një tas dhe do të shtojmë aty kripë, piper të zi, vaj ulliri, pak lëng limoni, erëza sipas preferencës, hudhër të shtypur, etj.
- Pjesët e pulët do i përziejmë mirë dhe e mbulojmë tasin. I lëmë të marinohen në frigorifer. Në momentin që do ti gatuajmë i nxjerrim dhe i vendosim mbi zgarën e nxehur.
- Do e nxehim zgarën mirë dhe vendosim sipës saj copat e pulës të marinuara.
- I lëmë të marrin nxehtësi mirë nga njëra anë dhe shikojmë që ndryshon ngjyra.
- I kthejmë nga ana tjetër dhe pasi të shohim që kanë nisur të gatuhen do ta ulim nxehtësinë dhe i ruajmë duke i kthyer kur është nevoja.
- Copat e filetos do i heqim më përpara që të mos thahen dhe pjesët e kofshëve do i lëmë për në fund që të piqen mirë në brendësi.
- E heqim mishin dhe e servirim të ngrohtë. Pulën epjekur e ruajmë të mbuluar deri në momentin e servirjes. E shoqërojmë me sallatë të freskët dhe patate furre.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”