Best Apple Strudel Recipe-Strudel Me Mollë

Strudel Me Mollë është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e cila shijon më së miri në vjeshtë dhe dimër kur edhe mollët i kemi me shumicë, të freskëta, plot aromë dhe në ëmbëlsinë e duhur. Strudeli është një ëmbëlsirë role me brumin strudel, e cila mbushet me mollë, rrush të thatë dhe stika pishe. Brumi strudel është një brumi i përgatitur me vezë, ujë, dhe pak vaj. Peta duhet të jetë e hollë, e ngashme me petët e byrekut.

Rreth StrudelitBest Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes

Megjithëse Strudeli gatuhet gjerësisht në vendet e ballkanit, përfshirë edhe vendin tonë, kjo është një recetë tradicionale Austro-Hungareze. Strudeli daton që në periudhën e Perandorisë Otomane, e cila shtrihej deri ne Europën qëndrore, përfshirë edhe Austro-Hungarinë e dikurshme. Në fakt, mendohet se ka qenë pikërisht ballkavaja, dhe ëmbëlsirat me petë të holluara të kuzhinës turke që kanë frymëzuar amvisat austro-hungareze të krijojnë këtë recetë.
Me pas receta u përhap gjerësisht në Austri, Gjermani dhe në Veri të Italisë, të cilat janë edhe zona që njihen për kultivimin e varieteve më të mira të mollëve.

Unë do të sjell pikësisht recetën tradicionale të Strudelit me mollë. Si shpjegova më lart, për mbushjen përdoren mollë të copëtuara imët në mënyrë që mos të dalin nga peta. Gjithashtu përdoren rrush të thatë, por nëse nuk ju pëlqejnë, për një variant ndryshe mund të përdorni edhe kumbulla, kajsi apo fruta të tjera të thata të prera në madhësinë e rrushit.
Stikat e pishës janë një tjetër përbërës që i jep shije të veçantë kësaj ëmbëlsire. Në mungesë mund të përdorni edhe lajthi apo bajame.
Gatimi i ëmbëlsirës konsiston në:

  • Përgatitjen e brumit dhe hollimin e tij
  • Përgatitja e mbushjes dhe marinimi i frutave
  • Mbushja, Mbledhja, dhe Pjekja

Përbërësit

Për brumin strudel

  • 170 g miell 00
  • 1 vezë
  • Pak kripë
  • 50 ml ujë
  • 1-2 lugë vaj misri apo luledielli

Për mbushjen

  • 5-6 mollë mesatare (750-800 g mollë)
  • 60 g rrush të thatë
  • 40 g stika pishe të qëruara
  • 60 g gjalp i shkrirë
  • 3 lugë sheqer kaf
  • 3 lugë rum
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • 80-100 g bukë e thekur
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

Brumi Strudel

  1. Së pari, në një tas do të shtojmë miellin e situr dhe pak kripë. Shtojmë vezën në mes dhe përziejmë me një pirun.
  2. Do të shtojmë edhe ujin gradualisht. Kur të jetë përthithur e gjithë lagështira, do të shtojmë edhe vajin dhe do e punojmë brumin mirë për disa minuta në një suprinë të spërkatur me pak miell.
  3. Duhet që në fund të kemi një brumë të butë dhe elastik si ai që përgatisim për byrekun. E lyejmë enën me pak vaj dhe brumin në sipërfaqe, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 20-30 minuta.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes

Mbushja

  1. Ndërkohë që brumi pushon do të përgatisim mbushjen. Së pari, vendosim rrushin e thatë në një enë bashkë me rumin që të marinohen dhe zbuten.
  2. Ndërkohë, do të pastrojmë mollët e lara nga lëkura dhe zemrat dhe do i presim në kubikë të vegjël.
  3. I vendosim mollët në një tas, do të shtojmë aty rrushin e thatë bashkë me rumin, sheqerin, kanellën, lëkurën e grirë të limonit dhe i përziejmë mirë. Do i lëmë të marinohen të gjitha bashkë.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë, në një tigan që nuk ngjit do të kalojmë stikat në një pjekje të lehtë për pak minuta.
  5. I lëmë mënjanë të ftohen dhe do i shtojmë tek përzierja e mollëve 15-20 minuta pasi kemi marinuar mollët.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Gjithashtu, në një tigan do të shtojmë një lugë me gjalp dhe sasinë e bukës së thekur dhe do e kaurdisim në temperaturë të ulët sa të marri një ngjyrë të lehtë të artë dhe të aromatizohet nga gjalpi.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Tresim dhe sasinë tjetër të gjalpit dhe e mbajmë mënjanë.

Hapja e petës dhe mbushja

  1. Kur mbushja është gati, vijojmë më hapjen e petës. Do të hapim një petë të hollë duke përdorur pak miell poshtë dhe lart petës.
  2. Unë e hapa petën si veprojmë zakonisht për petët e byrekut, duke u munduar ti japim formë drejtkëndore. Sidoqoftë mos u shqetësoni pasi edhe mund ti presim anët për ti dhënë formën e saktë.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Me pas për lehtësi e kalova petën sipër një letër pjekje në mënyrë që ta mbledhim edhe më kollaj.
    Dikur përdorej një pecetë kuzhine për këtë qëllim, por me letrën e pjekjes do e keni më të lehtë. Bile mund ta hapni petën direkt sipër saj për lehtësinë tuaj.
  4. Unë përdora formatin e letrës si masë për petën dukë u munduar që të lë petën rreth dy gisht më të gjerë në çdo anë për ta palosur më pas.
  5. Do të lyejmë petën me gjalp mirë në gjithë sipërfaqen.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Hapim sipër të gjithë sasinë e bukës së thekur. Mund t’ju duhet 80-100 g bukë e thekur, në mënyrë që e gjithë sipërfaqja të mbulohet njëtrajtësisht. Kjo do shërbejë që të thithi lëngjet që mund të dalin nga mollët gjatë pjekjes.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Do të shtojmë mbushjen e përgatitur, të hapur me kujdes duke lënë hapësirë dy gisht në çdo anë.
  8. E palosim petën me kujdes në të katër anët. Në këtë mënyrë jemi të sigurt që nuk na del mbushja gjatë pjekjes.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Me ndihmën e letrës së pjekjes ë mbledhim petën e strudelit role, duke shkundur sa të mundemi miellin e tepërt që mund të këtë ngelur nga hapja e petës.
  10. Petën do e lyejmë me sasinë e mbetur të gjalpit të tretur.
  11. Ndërkohë e kemi ndezur edhe furrën të nxehet në 180 gradë.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes

Pjekja dhe Servirja

  1. Do të transferojmë strudelin tonë në një tavë me letër furre dhe do e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25-30 minuta dhe më pas për 30 minuta të tjera në 170 gradë.
  2. Kur e heqim nga furra, e lëmë të ftohet pak, e transferojmë në një pjatë servirjeje dhe e pudrosim me sheqer pluhur.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Për servirje, do e presim strudelin në feta dhe e shoqërojmë me akullore.Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Best Apple Strudel Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”


Leave a Comment