Salca e Beshamelit është një salcë e bardhë, të cilën ne mund ta përdorim në receta të ndryshme me makarona, mish dhe me perime. Receta që ne po ju sygjerojmë është shumë bazike.
Ju ftojmë të provoni këtë recetë duke e aplikuar në gatimin e Lazanjës me Petë të përgatitura vetë në shtëpi, Lazanjës me Perime, Lazanja me Kërpudha dhe Salçiçe, Musaka, Pene Të Furrës, etj.
Për përgatitjen e 250 gr salcë të bardhë beshamel, na duhen këta përbërës:
- 250 ml qumësht të ngrohtë
- 25 g gjalpë të patretur
- 25 g (1 tbsp) miell
- Kripë, piper i bardhë, arra muskati
Përgatitja
Në një tigan të thellë, në nxehtësi mesatare, shtoni gjalpin të shkrihet. Ulni nxehtësinë, shtoni miellin dhe filloni të përzieni derisa të krijohet një nuancë e artë.
Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe shtoni qumështin e ngrohtë duke përzierë përbërësit. Qumështi nuk duhet të jetë i nxehtë.
Filloni të përzieni shpejtë me ndihmën e një rrahësi, derisa mielli dhe qumështi të krijojnë një masë homogjene, pa kokrra të vogla. Kaloni tiganin në nxehtësi mesatare dhe vazhdoni përzierjen derisa salca e beshamelit të trashet. Shtoni kripë, piper të bardhë ose arra Muscat për të përgatitur salcën e beshamelit.
Hidheni salcën e beshamelit në një enë dhe lëreni të ftohet. Mbuloni enën e beshamelit duke shmangur krijimin e një koreje në krye.
Pas ftohjes, vendoseni salcën e beshamelit në frigorifer, duke u ruajtur 2-3 ditë brenda. Nëse preferoni më shumë ngjyrosje dhe shije, mund të shtoni një të verdhë veze në salcën e beshamelit dhe gatuajeni edhe një minutë tjetër përpara se ta hiqni nga nxehtësia. Mund ta përdorni këtë salcë me makarona të pjekura, lazanjë ose receta të tjera.
Ju lutemi, mos ngurroni të lini ndonjë koment ose pyetje më poshtë.
Faleminderit që zgjodhët një recetë tjetër gatimi nga ne.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.