Basic Sponge Cake Recipe-Pandispanjë

Pandispanja është një nga bazat e pastiçerisë që është shumë e thjeshtë në përgatitje. Edhe përbërësit që na nevojiten janë pak dhe ne i kemi gjithmonë në shtëpi. Nëse dëshironi të përgatisni torta vetë në shtëpi, puna për shumicën prej tyre nis me një pandispanjë. Baza e tortave klasike dhe moderne mbetet pandispanja klasike.

Sekreti është te rrahja e vezëve, të cilat duhet të jënë në temperaturë ambienti. Vezët duhet të rrihen aq sa të kënë shtuar dukshëm volum. Për këtë do të na duhet një rrahës elektrik.

Ka disa mënyra për të përgatitur pandispanjën. Disa mendojnë se është më e thjeshtë të ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe ti rrahim veçmas. Kështu do të shpenzojmë më tepër kohë dhe nuk ju garanton një rezultat më të mirë. Pandispanja klasike përgatitet duke rrahur vezët pa i ndarë më sheqerin, mënyra që po ndajmë me ju sot. Unë mendoj se kjo është më e thjeshta dhe mua nuk më ka dështuar kurrë.

Ju mund të provoni edhe pandispanjën me kakao.

PërbërësitBasic Sponge Cake Recipe-Family Cooking Recipes

  • 8 vezë
  • 240 g sheqer
  • 240 g miell
  • Lëkure limoni e grirë
  • Pak kripë

Përgatitja

  1. Duhet që vezët të jenë në temperaturë ambienti dhe të freskëta. Do ti hapim vezët një nga një dhe do ti  hedhim në një tas të madh qelqi. Shtojmë sheqerin dhe pak kripë, dhe do ti rrahim me një rrahëse elekttike dore për 10-12 minuta.
  2. Do të shohim që volumi i tyre është trefishuar dhe do të shohim që është formuar një shkumë i lehtë dhe e zbardhur.Basic Sponge Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë edhe lëkurën e grirë të një limoni. Miellin e sitim dhe e stojmë pjesë-pjesë tek masa e vezëve.
  4. E përziejmë me kujdes nga poshtë lartë me një spatul kuzhine.
  5. Pasi të jetë përthithur i gjith mielli, brumin e përftuar e hedhim në tavë me mekanizëm që hapet, të cilën e kemi lyer me gjalp dhe pudrosur me miell ose e kemi veshur me letër furre.Basic Sponge Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Përmasat e tavës duhet të jenë 26 cm dhe në formë rrethore ose katrore. Kjo varet si do ta beni ju tortën.Basic Sponge Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E pjekim pandispanjën për 30-35 minuta në 180 gradë, në furrë të parangrohur më parë. Mos e hapni furrën gjysmën e parë të kohës sepse mund të bjerë volumi i pandispanjës. Duhet të marri ngjyrë kafe të lehtë dhe do të shihni që është shkëputur nga anët e tavës.Mund të bëni edhe provën me kunj dhëmbësh për të parë nëse del e thatë.Basic Sponge Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  8. E lëmë të ftohet plotësisht përpara se ta presim dhe përdorim për tortën që duam të përgatisim me të. Ne përgatitëm Tortë Tiramisu.

Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

 

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment