Mollët janë një nga frutat që shijomë të freskëta pjesën më të madhe të vitit, por vjeshta sjell një larmi të këtij fruti duke na dhënë mundësinë ti shijojmë si frut ose edhe në gatime të ndryshme, si sallata, ëmbëlsira, apo pjata kryesore. Sot duam të sjellim një Tortë Me Banane Dhe Mollë, e cila është shumë e shijshme të shijohet pas një vakti në fundjavë por edhe për tu konsumuar për mëngjes apo si zemër në pasdite. Përdorimi i frutave na mundëson të realizojmë receta sa më të shëndetshme duke përdorur më pak sheqer, por njëkohësisht dhe të shijojmë shijet dhe aromat e tyre. Fruti ekzotik i bananet kombinon shumë mirë në këtë recetë, ndaj mos ngurroni ta provoni.
Përbërësit
- 300 g miell 00
- 120 ml qumësht
- 3 vezë
- 100 g gjalp i shkrirë
- 2 banane të pjekura
- 4 mollë Golden
- 150 g sheqer
- 1 pako fryrës për ëmbëlsira
- 1 lugë çaji kanellë pluhur
- 1-2 limona (lëngu)
- 2 lugë sheqer kaf
- Sheqer pluhur për dekor
Përgatitja
- Do të ndezim furrën të nxehet në 180 gradë celcius.
- Do të lajmë mirë mollët, i fshijmë, dhe dy prej tyre do i pastojmë nga zemrat dhe farat, mund ti lini më lëkurë nëse i keni mollë organike, dhe do i presim në copa të vogla. Dy mollët e tjera i pastojmë nga zemrat dhe do i presim në feta të holla, të cilat do i përdorim për dekorimin e kekut.
- Mollët do i spërkasim më lëng limoni që të mos na nxihen.
- Në një blender do të frujojmë bananet me pak lëng limoni që edhe këto të mos oksidohen dhe i bëjmë pure.
- Në një tas qelqi do të rrahim vezët me sheqerin me një rrahës dore deri sa të bëhen shkumë, do shtojmë purenë e bananes dhe trazojmë sërish.
- Do të shtojmë me radhë duke përzierë, qumështin, e më pas miellin e përzierë me fryrësin, deri sa të formohet një brumë homogjen.
- Shtojmë gjalpin e shkrirë në temperaturë ambienti dhe kur gjalpi të përthithet plotësisht nga masa e brumit do të shtojmë dhe mollët në copa të cilat i kemi përzierë më një lugë çaji kanellë pluhur.
- Do të lyejmë një formë keku me pak gjalpë dhe pudrosim me miell dhe do të shtojmë brumin e përftuar.
- Do të vendosim bukur fetat e mollëve duke i zhytyr lehtë në brumë, do i spërkasim më pak kanellë pluhur, 1-2 sheqer kafë dhe do e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 40-45 minuta, duke bërë provën me kunjë dhëmbësh.
- E heqim nga furra, e lëmë të ftohet, e transferojmë në një pjatë për ëmbëlsira dhe e dekorojmë në sipërfaqe me sheqer pluhur. E lëmë të ftohet plotësisht para se ta shërbejmë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni duke vizituar, ndarë dhe provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini në formën më poshtë pyetjet apo komentet tuaja.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.