Ballokume është një ëmbëlsirë e traditës së Elbasanit, e cila është kthyer në një nga gatimet tradicionale të Ditës së Verës dhe është bërë virale duke u gatuar dhe pëlqyer në gjithë Shqipërinë e Mesme. Sot me do ju tregojmë Si Bëhen Ballokumet.
Kjorecetë gatuhet në mënyrë artizanale duke vënë në punë duart tona. Mund të përdorni edhe pajisjet që përdorim zakonisht për përgatitjen e ëmbëlsirave, por nuk është njësoj. Gjyshet dikur përdornin enë bakrri dhe lugë druri për përgatitjen e brumit, pasi në këtë mënyrë brumi ruan temperature të njëjtë gjatë gatimit, për të arritur një ballokume të shkrifët, delikate dhe shumë të shijshme.
Sekreti për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire qëndron tek cilësia e përbërësve që përdorim. Kështu mielli i misrit duhet të jetë shumë i imët, ndaj e sitim dhe përdorim majën e miellit për recetën tonë.
Gjalpi duhet të jetë organik, i papërzier me yndyrna të tjera. Vezët gjithashtu duhet të jenë organike ( vezë fshati).
Më poshtë ne po japim përbërësit për 500 g miell, po ju mund ta dyfishoni apo trefishoni në bazë të sasisë që doni të përgatisni. Më këtë sasi dalin 12 ballokume.
Ju mund të provoni edhe Biskotat Syri Demit
Përbërësit
- 500 g miell misri
- 400 g sheqer pluhur
- 250 g gjalp i shkrirë
- 1 lugë ujë hiri (finjë)
- 4 Vezë të mëdha fshati
Përgatitja
- Do të nisim punën duke shkrirë gjalpin. Gjalpi duhet të jetë fshati dhe i stazhionuar. E shkrijmë dhe e kullojmë nga mbetjet e dhallit ose qumështit. Do ta lëmë të ftohet në temperaturë ambienti.
- Hapi i dytë është të rrahim gjalpin me sheqerin. Unë zgjodha sheqer pluhur që të shkrihet më lehtësisht.
Sekreti për të pasur një fillim të mirë në këtë recetë është tek punimi i gjalpit me sheqerin. Duhet që të përdorim një enë metalike dhe lugë druri. Tradicionalia e ka me ene bakrri, por une e zëvendësova me këtë enën e inoksit shumë cilësore dhe shume e pastër. Ajo ka edhe 1 mbajtëse dhe forma që ka të ndihmon shumë në përzierje. Do të hedhim në fillim sheqerin dhe gjalpin e ngrohur. Do ti përziejmë me lugë druri sa të shikojme që sheqeri dhe gjalpi kanë shtuar volum. Masa është zbardhur dhe po të shikojmë me një lugë, apo me dy gishta, sheqeri është tretur dhe fijezohet. Përzierja e gjalpit dhe sheqerit do të zgjasi 20 minuta ose më shumë. Varet sa të mirë Jeni në përdorimin e forcës së krahut pasi gjithë procesi kryhet me dorë. - Vijojmë me shtimin e vezëve, të cilat i kemi në temperaturë ambienti. Do të shtojmë vezët 1 nga 1. Të dytën pasi të jetë përthithur mirë e para, e kështu me radhë.
- Kur kemi përfunduar me vezët, shtojmë finjën, të cilën e kemi përgatitur duke shtuar në një enë 1 lugë hi të situr dhe 100 ml ujë. E vendosim tretësirën e hirit të marri valë dhe e lëmë të ftohet e të kullojë. Pasi të shohim që hiri ka kulluar në fund të enës, e kullojmë finjën me një garzë. Do e lëmë sërish të pushojë, dhe e kullojmë përsëri. Uji do të dali i pastër, nga i cili do të shtojmë 1 lugë gjelle te masa jonë.
- Do të shtojmë miellin e misrit të situr, pjesë- pjesë. Do të formohet brumi.
- Do të lyejmë duart me vaj dhe do të shtojmë brumin, sa madhësia e grushtit në një tavë të veshur me letër furre. I vendosim ballokumet në distancë nga njëra tjetra, sepse brumi do të hapet në pjekje.
- Ifusim në furrë të nxehur 150 gradë dhe do i pjekim për 40-45 minuta.
- I heqim dhe i lëmë të ftohen komplet.
- Imbështjellim me qese celofoni në mënyrë që të mos thahen dhe të mos thërrmohen. Me këtë sasi do të dalin 12 ballokume.
- Mund ti konsumojmë direkt, ose fare mirë mund ti konservojmë të mbështjella si janë për disa ditë. Por sa më e freskët të konsumohet, aq më e mirë është.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.