Baked Spinach Pasta Shells-Makarona Guackë Furre Me Spinaq

Makarona Guackë Me Spinaq Në Furrë është një recetë shumë e shijshme. Mbi të gjitha është një pjatë e shpejtë dhe shumë e lehtë në gatim.
Pëlqehet dhe mund të konsumohet nga të gjithë, si dhe mbetet një mënyrë shumë e mire për edukimin e femijëve që të konsumojnë edhe perimet apo mishin bashkë me makaronat që besoj çdo fëmijë kërkon ti ketë në menunë ditore.

Gjithashtu, ju mund të provoni edhe Penne në furrë.

PërbërësitBaked Spinach Pasta Shells-Family Cooking Recipes

  • 400 g makarona
  • 500 g spinaq i pastruar
  • 3 salçiçe të freskëta
  • Kripë e piper
  • 100 g Djath kaçkavall i grirë

 

Beshameli

  • 500 ml qumësht
  • 50 g gjalp
  • 50 g miell 00
  • Pak kripë

Përgatitja

  1. Në fillim do të pêrgatitim gjithë përbërësit që të bëjmë gati këtë tavë me makarona furre.
    Do të lajmë mirë spinaqin dhe e grijmë.
  2. E gatuajmë me pak vaj ulliri në një tigan të thellë.
  3. Shtojmë pak kripë dhe e mbulojmë me kapak. Për disa minuta do të jetë gati.
  4. Do të gatuajmë edhe salçiçet e freskëta me pak vaj ulliri në një tigan.
    I heqim nga mbështjellja e tyre dhe i copëtojmë. I gatuajmë sa të shijojmë që janë gati.
  5. Do të bëjmë edhe beshamelin ndërkohë që kemi hedhur edhe makatonat guacka për të zjerë në ujë që vlon me kripë.
  6. Proçedurën e përgatitjes se salcës Beshamel e kemi ndarë shumë herë.
    Në fillim do të shkrijmë gjalpin dhe do të shtojmë miellin.
  7. E kavërdisim sa të marri ngjyrë lajthi dhe shtojmë qumështin e ftohte. E përziejmë me tel që të mos na bëhet kokrra sa të trashet në salcën beshamel.
  8. I kullojmë makaronat al dente dhe nisim punën për tavën.Baked Spinach Pasta Shells-Family Cooking Recipes
  9. Do të përdorim një tavë qelqi të cilën e lyejmë me pak vaj ulliri. Hedhim një shtresë makarona dhe sipër tyre, spinaq, salçiçe, Beshamel,djath kackavall të grirë.Baked Spinach Pasta Shells-Family Cooking RecipesBaked Spinach Pasta Shells-Family Cooking Recipes
  10. Përsërisim një shtresë tjetër makarona dhe përbërësit e tjetë sipër.Baked Spinach Pasta Shells-Family Cooking Recipes
  11. E mbulojmë me beshamel dhe djath të grirë dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë 200 gradë për 25 minuta.Baked Spinach Pasta Shells-Family Cooking Recipes
  12. E lëmë të ftohet 10 minuta dhe e servirim në copa.

Ju Bëftë Mirë!Baked Spinach Pasta Shells-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment