Baked Meatballs And Potatoes-Qofte me Patate Të Furrës

Vazhdimisht u kemi sjellë receta me qofte, gatuar në disa mënyra, dhe sot duam të ndajmë një tjetër recetë të shijshme me ju, Qofte me Patate Të Furrës. Qoftet e sotme i kemi gatuar me mish viçi kombinuar me erëza, por ju mund ti gatuani si të dëshironi duke ndjekur të njëjtën mënyrë duke ju referuar dhe recetave tona të tjera të përgatitjes së qofteve me mish viçi, derri, pule, apo vetëm me perime.

Përgatitja e patateve në këtë mënyrë është shumë e shijshme, duke përftuar patate të buta nga brenda dhe krokante nga jashtë. Patatet më parë do të zihen dhe më pas i marinojmë me kripë dhe erëza dhe i pjekim së bashku me qoftet duke realizuar kështu një pjatë të dytë shumë të shijshme, e këndshme për tu shijuar nga gjithë familja, edhe fëmijët.

Përbërësit për 4 Persona

  • 3-4 patate të mëdha
  • Për marinimin e patateve: kripë, rigon ose rozmarinë, vaj misri.

Për brumin e qofteve

  • 300 g mish viçi i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 1-2 thelpinj hudhra
  • 1 vezë
  • 1 kungulleshkë (fakultative)
  • 1 fetë buke i zbutur në ujë ose qumësht
  • Kripë, piper, rigon, nenexhik, vaj ulliri
  • Bukë e thërrmuar për pjesën e jashtme

Përgatitja

  1. Do të pastojmë patatet e lara më parë nga lëkura dhe do i presim në kubikë mesatare.
  2. Në një tenxhere më ujë me pak kripë, do i vendosim të zihen për disa minuta deri sa të shohim se piruni mund të hyjë lehtësisht tek copat e patates.
  3. Do vijojmë ndërkohë të përgatisim brumin e qofteve. Si fillim do të pastrojmë qepën dhe do e grijmë më një renden. Po kështu grijmë edhe kungulleshkën. Ju mund të mos e përdorni, por vendosja e kungulleshkës bën që të përftojmë qofte edhe më të buta.Vendosim fetën e bukës të zbutet në qumësht ose ujë.
  4. Në një tas të thellë, do të përziejmë të githë përbërësit, shtojmë mishin e grirë, perimet e grira, shtojmë hudhrën e shtypur, vezën, fetën e bukës së njomur dhe thërrmuar, kripë, 2 lugë vaj ulliri, erëzat dhe do i përziejmë të na formohet një brumë homogjen. U japim formë, duke formuar qofte jo shumë të mëdha dhe i kalojmë në bukë të thërrmuar nga jashtë.Baked Meatballs And Potatoes-Family Cooking Recipes
  5. Në një tavë qelqi, ose balte ku mund të vendosni edhe nje letër furre, do të shtojmë fillimisht patatet e ziera, të cilat i marinojmë me kripë, rigon, ose rozëmarinë, dhe pak vaj misri në mënyrë që patatet të na dalin krokante nga jashtë, pasi vaji i misrit gatuhet në temperaturë më të lartë se vaji i ullirit dhe nuk na digjet.Baked Meatballs And Potatoes-Family Cooking Recipes
  6. Do të vendosim sipër edhe qoftet e përgatitura dhe e vendosim tavën në furrë të nxehur në 200 gradë të piqen për rreth 1 orë.Baked Meatballs And Potatoes-Family Cooking Recipes
  7. I shërbejmë të ngrohta qoftet me patate, shoqëruar me një sallatë të stinës, si lakra e bardhë, apo e kuqe, etj.

Ju bëftë mirë!Baked Meatballs And Potatoes-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje rreth recetës. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment