Baked Lake Fish With Tomatoes And Onions Recipe-Peshk Liqeni Në Tavë

Peshk Liqeni Në Tavë Me Qepë e Domate është një recetë shumë e shijshme për tu shijuar gjatë fundjavave. Ne kemi sjellë edhe më parë për ju Qefull në tavë, por sot po sjellim këtë recetë të gatuar me Belushkë. Ju mund ta gatuani edhe Koranin apo Troftën duke ndjekur të njëjtën mënyrë. Fatmirësisht, liqenet tona janë të pasura me disa lloje peshku shumë të shijshëm. Për më tepër të  gatuar në këtë formë do provoni një rezultat dhe shije për të lëpirë gishtat.

Provoni edhe Qefull në Tavë.

Përbërësit

  • 1 kg peshk Koran, Troftë ose Belushkë
  • 3 qepë
  • 3 domate
  • 1 Karrotë, 1 spec i kuq, 1 kungulleshkë
  • Erëza: majdanoz, hudhë, dafinë, piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë peshkun dhe do ta thajmë mirë me letër kuzhine.
  2. E presim peshkun në copa. Në një tigan do të shtojmë vaj ulliri dhe do i kaurdisim copat e peshkut në tigan për pak minuta.
  3. Kështu, do ti gatuajmë sa të shikojmë që kanë marë një ngjyrë ari dhe i heqim nga tigani dhe do i lëmë veçmas në një pjatë.Baked Lake Fish With Tomatoes And Onions Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë do të pastrojmë qepët dhe i presim në kubik. Do të shtojmë qepën e prerë te tigani ku kemi gatuar peshkun. Shtojmë edhe pak kripë e pak ujë dhe e mbulojmë me kapak.
  5. Do e lëmë qepën të zbutet duke e përzierë here pas here.
  6. Ndërkohë do të presim perimet e tjera dhe grijmë domatet e freskëta duke eleminuar lëkurën.
  7. Sa të shikojmë që qepa është zbutur do të shtojmë perimet e tjera në tigan.Baked Lake Fish With Tomatoes And Onions Recipe-Family Cooking Recipes
  8. I lëmë dhe ato të zbuten për disa minuta dhe shtojmë domaten e grirë. Do ta lëmë të gatuhet për 10 minuta duke e përzierë here pas here.
  9. Shtojmë kripë, piper të zi, majdanoz të freskët. Shtojmë edhe disa thelpinj hudhër të prera hollë.
  10. Ndërkohë furrën e kemi ndezur të nxehet në 200 gradë.
  11. Do të hedhim gjellën e përgatitur në një tavë qelqi  ose balte dhe do të vendosim sipër copat e peshkut. Shtojmë edhe një gotë ujë dhe gjethe dafine.
  12. E fusim tavën në furë dhe e pjekim për 30-40 minuta.
  13. Tava është gati kur të shikojmë që peshku është thekërruar sipër dhe salca edhe mbledhur për tu ngrënë me copa buke.
  14. Servireni të ngrohtë menjëherë pasi e nxjerrim nga furra. E shijojmë me majdanoz të freskët sipër dhe copa buke se ka lezet.

Ju Bëftë Mirë!Baked Lake Fish With Tomatoes And Onions Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment