Baked Corn Fritters-Qofte Me Misër, Ton, dhe Patate

Qofte Me Misër, Ton, dhe Patate është një antipastë shumë e shijshme për të gjithë në familje. Në fakt, qoftet me misër janë traditë e kuzhinës spanjolle, të gatuara thjesht me misër, miell, vezë, djath dhe erëza në tigan.

Unë sot po sjell një version të qofteve me misër në furrë, duke kombinuar misrin e njomë të zier me patate dhe peshk ton.

Unë kam përdorur tre misra të njomë mesatar, të cilët pasi i zieva, me ndihmën e një thike veçova kokrrat. Patatet gjithashtu i ziejmë dhe i bëjmë pure. Peshkun ton e kullojmë nga vaji apo uji dhe djathin gjithashtu e kemi të grirë.

Pra këto qofte gatuhen shpejt dhe lehtë. Mund ti shijojmë ashtu si dalin nga furra, ti shoqërojmë më një salcë, apo edhe të përgatisim hamburger për tu marrë me vete.

Mjafton të shtoni sallatë jeshile, domate, kastravec, salca që ju pëlqen, dhe me këto qofte do të përgatisni hamburger shumë të shijshëm për fëmijët.
Ju mund të provoni edhe supë me finok dhe misër.

PërbërësitBaked Corn Fritters-Family Cooking Recipes

  • 300 g misër i zier
  • 300 g patate
  • 160 g ton në vaj ose ujë
  • 60 g djath kaçkavall i grirë
  • 1 vezë
  • Kripë, piper, rigon i thatë, nenexhik ose majdanoz i freskët
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • Bukë e thërrmuar për lyerjen nga jashtë

Përgatitja

  1. Do i vendosim patatet në një enë të ziejnë me gjithë lëkurë për 20 minuta. Pasi zihen, do i qërojmë dhe shtypim me një shtypëse patatet ende të ngrohta.
  2. Në një tas, shtojmë patatet e shtypura, misrin e zier në kokrra, djathin e grirë, vezën, erëzat, vaj ullir, kripë dhe do i përziejmë mirë.Baked Corn Fritters-Family Cooking Recipes
  3. Ndërkohë, këmi ndezur furrën të ngrohet në 200 gradë. Kemi bërë gati një tavë pjekje të veshur me letër furre.
  4. Me brumin e qofteve do përgatisim qofte të cilave u japim formë me duar duke i rrumbullakosur dhe me pas i shtypim lehtë në formë qofte hamburgeri. Mund të zgjidhni ti përgatisni të mëdha ose të vogla.Baked Corn Fritters-Family Cooking Recipes
  5. I kalojmë qoftet në bukë të thërrmuar nga jashtë dhe i vendosim në tavë.
  6. Do i pjekim në furrë të parangrohur për 20-25 minuta sa të marrin ngjyrë të artë.Baked Corn Fritters-Family Cooking Recipes
  7. I nxjerrim nga furra, dhe i shërbejmë të ngrohta ose të ftohta sipas dëshirës, shoqëruar me salcën që ju pëlqen, ose edhe duke i përdosur për të përgatitur hamburger shumë të shijshëm për fëmijët tuaj.Baked Corn Fritters-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Baked Corn Fritters-Family Cooking Recipes Baked Corn Fritters-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment