Baked Beef Shank Recipe-Pulpë Viçi Në Furrë Me Patate

Pulpë (Stinko ose Osso Bucco) Viçi Në Furrë Me Patate është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme.

Kjo është një pjesë e mishit të viçit që është muskuloze, por kur piqet në furrë do të dali shumë e butë. Kështu shumë preferojnë ta gatuajnë këtë pjesë anatonike të viçit me zierje të ngadaltë, por ju siguroj që edhe e gatuar ne furrë del super e shijshme.

Për më tepër, pulpa e viçit e kombinuar me patate e bën atë një pjatë të kompletuar edhe për fundjava apo festa në familje.

Ju mund të provoni edhe Brinjë Viçi me patate.

Përbërësit

  • 1 pulpë viçi rreth 1 kg
  • 2 kg patate të vogla
  • Kripë
  • Vaj ulliri
  • Rozmarinë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • Piper i zi

Përgatitja

  1. Në fillim do ta marinojmë mishin me kripë e piper të zi të bluar në moment.
  2. Në një tigan të gjerë do të shtojmë pak vaj ulliri dhe një degë rozmarine dhe do ta lëmë të ngrohet.Baked Beef Shank Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Vendosim mishin e viçit dhe e kthejmë me kujdes nga të gjitha anët. Kjo do të bëjë që të mbyllen poret e mishit dhe lëngjet të qëndrojnë brenda. Kështu në këtë proçes mishi do të marri një lloj gatimi paraprak.Baked Beef Shank Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pasi të shikojmë që mishi e ka humbur ngjyrën e kuqe në të gjitha anët, atëherë do ta shuajmë me verën e bardhë.Baked Beef Shank Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E lëmë të avullojë pjesa alkolike dhe e transferojmë në një tavë qelqi me gjithë lëngun e mishit.
  6. Furrën e kemi të nxehur më parë në 200 gradë. Tavën e mbulojmë me letër furre.
  7. E fusim mishin në furrë dhe ndërkohë përgatisim patatet. Une zgjodha patate të vogla por mund të përdorni dhe patate të mëdha dhe ti prisni.Baked Beef Shank Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Pasi të ketë kaluar 30-40 minuta nga pjekja, do të shtojmë patatet e marinuara më parë me kripë, piper, vaj ulliri dhe rozmarinë.
  9. Do ta lëmë tavën të piqet për dy orë në total. Nga fundi i pjekjes e heqim letrën e aluminit dhe e lëmë të piqet mishi edhe pak minuta sa të marri ngjyrë të kuqërremtë.
  10. E presim në feta dhe e servirim te ngrohtë me patatet anash.

Ju Bëftë Mirë!Baked Beef Shank Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment