Albanian Petulla-Petulla Të Shpejta Me Nenexhik

Petulla Me Nenexhik është një recetë traditicionale e Shqipërisë së Jugut. Këto petulla përgatiten lehtë dhe mund ti konsumojnë kështu ose ti përdorim si përbërësin kryesor për një supë të ftohtë vere me Kos. Ne këtë kombinim e quajmë edhe Qofte Me Kos. Gjyshet tona e përgatisnin shpesh këtë recetë gjatë verës dhe petullat i shoqëronin menje supë vere me kos ose me të përgatitur edhe me miell të zverdhur.

Këto petulla përgatiten shpejtë, pasi brumi nuk ka nevojë të pushojë por pasi përgatitet kalon direkt në skuqje. Në pak minuta mund të servirni për familjarët tuaj këtë recetë.

Ju mund të provoni edhe Petulla Me Maja apo Petulla me Sodë Buke.

Përbërësit Për Petulla Me Nenexhik

  • 250 g miell
  • 250 g kos
  • 1 vezë
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • 1 tufë nenexhik
  • 2 lugë djath kaçkavall i grirë
  • Vaj misri për skuqje

Për shoqërim

  • Kos i freskët
  • Hudhra
  • Vaj ulliri
  • nenexhik
  • Kripë e piper

Përgatitja

  1. Si fillim, do të zëmë një brumë me përbërësit e mësipërm. Në një tas të thellë, do të përziejmë përbërësit e lëngshëm, kosin dhe vezët.
  2. Vijojmë duke shtuar miellin dhe sodën e bukës.Albanian Petulla-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë edhe nenexhikun e grirë dhe djathin kaçkavall të grirë.Albanian Petulla-Family Cooking RecipesAlbanian Petulla-Family Cooking Recipes
  4. Brumin e përftuar do ta hedhim me lugë  në një tigan me vaj të nxehur për skuqje. Do ti skuqim petullat tona duke i kthyer nga të dyja anët sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.Albanian Petulla-Family Cooking Recipes
  5. I shërbejmë të ngrohta të shoqëruara me një salcë të përgatitur me kos të freskët, nenexhik dhe hudhra të freskëta të shtypura. Përziejmë mirë këto dhe e rregullojmë me kripë  dhe vaj ulliri.

Ju bëftë mirëAlbanian Petulla-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment