Jemi në stinën e vjeshtës dhe lajthitë janë një nga frutat e stinës që I konsumojmë shumë në familje. Sot do të ndaj me ju një recetë të Krostatës me lajthi.
Krostata me Lajthi është një ëmbëlsirë e lehtë në shije dhe shumë e shijshme, por mbi të gjitha e lehtë për tu përgatitur. Kështu ëmbëlsira përgatitet me një bazë frolle dhe një mbushje krem lajthish, e cila të shkrin në gojë.
Kjo ëmbëlsirë mund të shërbehet për mëngjes, pasdite, shoqëruar sipas dëshirës me kafe, ҫaj, lëngje frutash, etj.
Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat me fruta të thata mund të provoni edhe kek me gështenja dhe arra, apo biskota me bajame.
Përbërësit
- 250 g miell 00
- 120 g gjalp
- 120 g sheqer
- 1 vezë
- Lëkurë limoni e grirë
- 1 lugë caji fryrës për ëmbëlsira
Për mbushjen
- 120 g gjalp temperaturë ambienti
- 120 g sheqer
- 2 vezë
- 1-2 lugë mjalt
- 150 g lajthi të qërurara të grira
- 1 lugë miell
- Pak kanellë apo vanilje
- 50 g lajthi të qëruara kokërr
Përgatitja
Përgatitja e Brumit
- Si fillim do të përgatisim bazën për krostatën. Kështu do të zëmë një brumë frolla me përbërësit e listuar më lart. Në një tas shtojmë miellin, fryrësin, sheqerin, lëkurën e grirë të limonit, gjalpin e ftohtë në copa dhe përziejmë sa të na formohet një përzierje e kokërrizuar.
- Shtojmë edhe vezën dhe zëmë brumin duke punuar lehtë sa të përftojmë një brumë të butë.
- E mbështjellim me një qese celofoni dhe e vendosim në frigorifer të pushojë për 30 minuta.
Mbushja e Tartës
Vijojmë me përgatitjen e mbushjes
- Si fillim do të grijmë lajthitë imët në një grirëse kuzhine.
- Në një tas do të ndajmë të vedhat nga të bardhat e vezëve. Të bardhat e vevëve do i rrahim më një lugë sheqer sa të bëhen marengë e qëndrueshme.
- Në një tast tjetër do të rrahim gjalpin me pjesën e mbetur të sheqerit deri sa të përftojmë një krem dhe sheqeri të jetë tretur potësisht.
- Shtojmë të verdhat e vezëve dhe përziejmë sërish. Shtojmë mjaltin, miellin, aromën e vaniljes ose kanellë dhe përziejmë mirë.
- Do të shtojmë lajthitë e grira dhe në fund të bardhat e vezëve të rrahura marengë. Përziejmë më një spatul nga poshtë lart që të mos na bjerë volumi. Mbushja është gati.
Shtrimi dhe Pjekja
- Do të përgatisim një formë për krostatë me diametër 28 cm. E lyejmë me gjalp dhe pudrosim me miell. Ndezim furrën në 180 gradë.
- Brumin e përgatitur më parë dhe hapim me të një petë më të cilën mbulojmë fundin dhe anët e formës sonë.
- Presim brumin e tepërt dhe hedhim mbushjen e përgatitur. Mbushjen e nivelojmë me kujdes dhe shtojmë edhe lajthitë kokërr të shpërndara në të gjithë sipërfaqen.
- E vendosim të piqet në furrën e parangrohur për 30-35 minuta, deri sa anët të marrin ngjyrë të kuqërremtë dhe të fillojnë të veҫohen nga bordet e tavës.
- Tartën e pjekur e nxjerrim nga furra pasi është gati, e lëmë të ftohet dhe më pas e kalojmë në një pjatë për servirje.
- E shërbejmë krostatën tonë të prerë në copa. Mund ta shoqëroni me akullore apo fruta të freskëta nëse ju pëlqen.
Ju Bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.