Brownie me Ҫokollatë është një ëmbëlsirë shumë e lehtë për tu përgatitur, por mbi të gjitha shumë e shijshme për tu shijuar në çdo stinë. Ne na shijon shumë sidomos gjatë verës ose në fundjavat tona familjare, ku kombinuar me akulloren e preferuar është një ëmbëlsirë që nuk mund ti rezistosh.
LLojet dhe recetat e broënie janë të shumta të kombinuara në shije nga më të ndryshmet, por ne sot po sjellim variantin më klasik dhe të pëlqyer nga të gjithë, atë me çokollatë.
Ju mund të provoni edhe Muffins me çokollatë.
Përbërësit
- Çokollatë 200 g
- Gjalp 100 g
- Vezë 3
- Sheqer 200 g
- Sheqer kaf 100 g
- Vanilje
- Miell 120 g
- Kakao 25 g
- Kripë 2 g
Përgatitja
- Si fillim do të shkrijmë çokollatën e copëtuar më parë me një thikë kuzhine. Kështu e vendosim në një tas dhe në banjomari do të shkrijmë çokollatën.
- Aty do të shtojmë edhe gjalpin. Masën e përftuar të shkrirë e lëmë të ftohet duke e përzierë herë pas here.
- Ndërkohë me ndihmën e një rrahësi elektrik do të përziejmë sheqerin me vezët duke i shtuar vezët 1 e nga 1 sa të bëhet shkumë.
- Aty do të shtojmë çokollatën e shkrirë dhe e përziejmë mirë. Vijojmë përzierjen duke shtuar pak kripë dhe aromë vanilje.
- Kësaj mase do ti shtojmë miellin e kakaon e situr. Gradualisht dhe e përziejmë nga lart-poshtë.
- Marrim një tavë furre që nuk ngjit me formë katrore. E veshim tavën me letër furre në bazë dhe anëve qe të na dali kollaj pas pjekjes.
- E hedhim brumin e përgatitur dhe e nivelojmë mirë. Tavën do e përplasim lehtë disa herë mbi banak në mënyrë që të dali ajri që ka mbetur gjatë përzierjes.
- Tavën e fusim të piqet në furrë të nxehur më parë 180 gradë. Do ta pjekim për 30 minuta. E nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet.
- Pasi të jetë ftohur, e presim në copa katërkëndore. E shoqërojmë me akullore në këtë stinë të nxehtë.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.