Green Peas With Bulgur-Bollgur Me Bizele, Pulë e Nenexhik

Bollgur Me Bizele, Pulë e Nenexhik është një pjatë unike apo pjatë e dytë shumë e shijshme. Mbi të gjitha kjo recetë përgatitet lehtë dhe shpejt dhe është plot vlera ushqyese. Këtë recetë mund ta gatuajmë në çdo stinë, por shijon shumë tani duke qene se bizelet i gjejmë të freskëta në këtë periudhë të vitit.
Bollguri është një ushqim plot vlera ushqyese dhe ne e kemi sjëllë vazhdimisht për ju në receta supe, të gatuar me  mish qengji, bollgur në furrë, perime të ndryshme, atj.
Ashtu si edhe bollguri me kërpudha, edhe kjo recetë do ju pëlqejë shumë.

Përbërësit

  • Bollgur 300 g
  • Qepë e njomë 2
  • Fileto pule 250-300 g
  • Bizele 300 g
  • Kripë, piper i zi, vaj ulliri
  • Nenexhik i freskët
  • Pak gjalp
  • Një dado pule

Përgatitja

  1. Si fillim, do të grijmë qepën hollë dhe do ta kavërdisim me vaj ulliri për disa minuta sa të zbutet pak.
  2. Presim fileton e pulës në copa të vogla dhe e shtojmë te qepa.Green Peas With Bulgur-Family Cooking Recipes
  3. Vazhdojme gatimin duke e përzierë dhe shtojmë kripë.
  4. Ndërkohë, pastrojmë bizelet e freskëta, të cila janë të stinës në këtë periudhë të vitit.
  5. I lajmë dhe i shtojmë në tenxhere. Ndërkohë pula dhe qepa janë gatuar për disa minuta.
  6. Shtojmë bizelet dhe do ti përziejmë të gjitha mirë. Do të gatuajmë përbërësit që kemi shtuar në tigan në zjarr të mesëm. Do të duhen dhe disa minuta për gatimin e bizeleve.Green Peas With Bulgur-Family Cooking Recipes
  7. Në këtë hap të gatimit, do të lajmë bollgurin me ujë të rrjedhshëm, e kullojmë dhe e shtojmë në tenxhere.
  8. E përziejmë bollgurin dhe perimet për disa minuta dhe shtojmë ujin e ngrohtë ku kemi tretur një dado pule ose perimesh. Sasia e ujit apo lëngut të pulës do të duhet të jetë sa dyfishi i sasisë së bollgurit.Green Peas With Bulgur-Family Cooking Recipes
  9. E mbulojmë bollgurin dhe e lëmë të gatuhet për 15 minuta.
  10. Nga fundi i gatimit, do të shtojmë piper të zi, nenezhik të freskët dhe pak gjalp. E përziejmë me kujdes, e mbulojmë tenxheren dhe e fikim zjarrin.Green Peas With Bulgur-Family Cooking Recipes
  11. Bollgurin e gatuar e shërbejmë të ngrohtë ose të vakët. Përgatisni edhe ndonjë sallatë të freskët ose një tarator dhe do të jetë një drekë super e shijshme.

Ju Bëftë Mirë!Green Peas With Bulgur-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment