Ëmbëlsirë Clafoutis Me Qershi është një recetë e kuzhinës franceze, e lehtë për tu përgatitur dhe në të shijuar. Kjo ëmbëlsirë gatuhet me çfarë lloj fruti që të dëshironi, por dukë qenë se jemi në stinën e qershive shijon veçanërisht shumë. Mbi të gjitha e përgatisni në pak minuta, piqet në furrë dhe mund ta shijojmë si të ngrohtë ashtu dhe të ftohtë nga frigoriferi në çdo vakt të ditës.
Ju mund të provoni Reçel qershie, komposto qershie, apo Kek me Qershi.
Përbërësit për një tavë 24 cm
- 500-600 g qershi të pastruara nga berthamat
- 3 vezë
- 75 g miell
- 75 g sheqer
- 180 ml qumësht
- 1 lugë çaji aromë vanilje
- 50 g bajame ne feta ose të copëtuara
- Aroma të tjera sipas dëshirës
- 20 g gjalp pa kripë i tretur
- pak kripë
- Sheqer pluhur për të spërkatur sipërfaqen
Përgatitja
- Si fillim do të pastrojmë qershitë e lara dhe kulluara nga uji nga bërthamat. Mund të përdorni një nxjerrëse bërthamash, një majë thike, apo karficë, në mënyrë që kokrra të mbetet e paprishur.
- Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë. Përgatisim një tavë pjekje për tarta duke e lyer bazën me gjalp dhe spërkatur me 1 lugë sheqer kokërr.
- Do të vendosim qershitë kokërr duke mbuluar të gjithë bazën.
- Në një tas do të rrahim më një tel dore vezët me sheqerin, shtojmë vaniljen, qumështin dhe miellin e situr. Formohet një masë e hollë. Shtojmë edhe bajamet ne copa apo feta si dhe gjalpin e tretur dhe ftohur në fund.
- Të githë masën e hedhim sipër qershive.
- Do e pjekim në furrë për 40-45 minuta sa të marri ngjyrën e bukur të pjekjes në sipërfaqe dhe të fryhet në furrë.
- E heqim nga furra, e lëmë të ftohet, e kalojmë në një pjatë servirje dhe e spërkasim me sheqer pluhur.
- E servirim në feta për mëngjes, apo gjatë ditës.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”