Supë Magjericë ose Supë Me Oriz dhe të Brendshme Keci, qengji, apo viçi ështe një recetë shumë e shijshme, që gatuhet shpesh gjatë pranverës kur dhe mishin e kecit apo qengjit konsumohet me shpesh.
Në festa të ndryshme gjatë Pranveres siç është edhe Pashka na teprojne gjithmonë mëlçitë, zemra apo pjesët e tjera të barkut të kecit apo qengjit.
Kjo supë gatuhet lehtë dhe ështe shumë e shijshme që të konsumohet nga të gjithë. Unë e gatuaj në presion në temperature të ulët për rreth 20 minuta, po ju mund ta gatuani në tenxheren që dëshironi.
Ju mund të provoni Harapash me të Brendshme Keci dhe Kec në furrë.
Përbërësit per 4 persona
- 300 g të brendshme Keci, qengji, apo edhe viçi
- 1 qepë
- 2-3 qepë të njoma
- 4 lugë oriz
- Kripë, piper, rigon i thatë ose majdanoz apo kopër sipas dëshirës
- 1 lugë gjalp, 2-3 lugë vaj ulliri
- 1 e verdhe veze
- Lëngu i një limoni
Përgatitja
- Si fillim, do të presim mëlçitë, zemrën e kecit apo pjesë të tjera nga të brendshmet e kecit në copa të vogla. E shpëlajmë mirë nga gjaku dhe e lëmë të kullojmë. Nëse doni mund ti jepni edhe një vale dhe t’ja derdhni ujin e parë të zierjes.
- Ndërkohë, do të pastrojmë qepët dhe i presim imët në kubikë.
- Në tenxhere shtojmë gjalpin dhe vajin dhe qepën. Kur qepa fillon zbutet shtojmë edhe të brendshmet e kecit. I kaurdisim së bashku. Shtojmë kripë, piper, rigon dhe ujë.
- Ndërkohë orizin e kemi larë mire dhe e ziejmë veçmas në një tenxhere me ujë që vlon në raportin 1:4 për 4 minuta duke ja derdhur këtë ujë per të eleminuar arsenikun që gjendet tek orizi. Ju mund ta evitoni këtë hap, por unë preferoj kështu.
- Orizin e blashëruar e shtojmë në tenxhere, mbyllim presionin dhe e gatuajmë në zjarr të ulët për 15-20 minuta, që orizi të shpërthejë dhe të ajkoset supa.
- Kur ështe zier si duhet, rrahim të verdhën e vezës, apo të gjithë vezën nëse doni, shtojmë lëng limoni, një garuzhde apo dy nga supa e nxehtë duke përzierë shpejt. Në këtë mënyrë, veza nuk na pritet kur ta shtojmë në supë.
- E shtojmë masën në tenxhere, e lëmë të marri valë dhe supa është gati. Shijojmë me kripë e piper nëse ka nevojë.
Supën e shërbejmë të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”