Oat Carrot Cake- Kek Me Karrota Dhe Tershere

Keku me Karrota dhe Tërshërë është një recetë që shijon më së miri kur dëshironi të konsumoni një kek pa gluten dhe me pak kalori. Përdorimi i miellit të tërshërës e bën kekun më të tretshëm, më të lehtë në shije dhe më të shëndetshëm.

Keku përgatitet lehtë dhë në pak minuta është gati për pjekje. Unë e kam dekoruar me çokollatë të bardhë, por ju mund të përdorni sheqer pluhur, ose dhe ta konsumoni ashtu siç është. Gjithashtu nëse ju pëlqen reçeli i karrotës mund ta shoqëroni edhe me të për mëngjeset tuaja.

Ju mund të provoni edhe Kek me Tërshërë Dhe Mjalt.

Përbërësit

  • 4 vezë
  • 200 g sheqer
  • 200 g karrota
  • 100 ml vaj
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 300 g miell tërshëre

Për dekor

  • 100 g çokollatë të bardhë

Përgatitja

  1. Si fillim do të pastrojmë dhe grijmë karrotat me një renden.
  2. Në një tas të thellë do të shtojmë vezët temperaturë ambienti dhe sheqerin.
  3. Do i përziejmë me një rrahëse me korent sa të bëhen shkumë dhe rrisin ndjeshëm volumin.
  4. Shtojmë edhe vajin në fije duke vijuar përzierjen.
  5. Shtojmë kanellën dhe karrotat e grira. N ë fund do të shtojmë edhe miellin e tërshërës të përzierë me fryrësin.
  6. Ndërkohë kemi ndezur furrën të nxehet në 180 gradë. Në një tavë pjekje të lyer me gjalp dhe pudrosur me miell do të shtojmë brumin e kekut.
  7. Do e pjekim kekun në 180 gradë për 40-45 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh.
  8. Pasi keku piqet, e nxjerrim nga furra, e kalojmë në një pjatë dhe e lëmë të ftohet.
  9. Ndërkohë do të tresim çokollatën  e bardhë në banjomari dhe ja shtojmë kekut sipër. E lëmë të ftohet, dhe e presim e shërbejmë në feta.Oat Carrot Cake-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!Oat Carrot Cake-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment