Calamari Sauce Pasta-Fusilli Integrali Me Kallamarë dhe Domate

Fusilli Integrali Me Kallamarë dhe Domate është një pjatë e parë verore shumë e shijshme.
Jo të gjithë preferojnë pastat integrale, por ju ftoj ti bëni pjesë të menuve tuaja pasi janë shumë të shëndetshme dhe gjithashtu recetat me to dalin të shijshme.
Provoni këtë recetë si dhe eksperimentoni edhe me frutat e tjera të detit pasi do shikoni që shija e karbohidrateve ndërthuret më së miri me këtë kategori përbërësish.
E gatuar me domate të freskëta salca del shumë verore dhe e shijshme për tu shijuar si gjatë javës ashtu dhe në drekat tuaja familjare në fundjavë.
Ju mund të provoni edhe Linguine Me Dateri.

Përbërësit për 5 Persona

  • 500 g makarona Fusilli Integrale
  • 2-3 kallamarë të mëdhenj
  • 7-8 Domate qershi
  • 1 thelp hudhër
  • 1 spec djegës (fakultative)
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • Majdanoz, borzilok

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë kallamarët me kujdes, i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm, dhe i presim në copa.
  2. Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë për zierjen e makaronave.
  3. Në një tigan për salca, do të shtojmë vaj ulliri, hudhrën dhe specin djegës. Nëse keni fëmijë që do konsumojnë këtë recetë, mos e përdorni specin djegës.
  4. Sapo vaji aromatizohet, shtojmë kallamarët e prerë dhe të thatë nga uji i tepërt.
  5. I kaurdisim pak minuta dhe i shuajmë me verën e bardhë. Ngremë temperaturën e gatimit që të avullojë alkooli.Calamari Sauce Pasta-Family Cooking Recipes
  6. Sapo alkooli avullon, shtojmë domaten e lara dhe prera në mes. Shtojmë edhe pak kripë e piper dhe i gatuajmë në temperaturë të ngritur 2-3 minuta sa domatet të lëshohen.
  7. Vijojmë gatimin e salcës në temperaturë mesatare me kapak mbuluar derisa domatet të gatuhen si duhet. E shijojmë salcën majdanoz dhe borzilok të freskët.Calamari Sauce Pasta-Family Cooking Recipes
  8. Ndërkohë edhe uji vlon, shtojmë kripë dhe hedhim makaronat të ziejnë. Do i ziejmë për kohën e treguar në paketim.
  9. Minutën e fundit, i kalojmë me një kullesë tek tigani salcës dhe shtojmë edhe pak ujë nga uji i zierjes së makaronave.
  10. Do i lëmë në temperaturë mbi mesataren dhe shijohen me salcën edhe për 1-2 minuta.
  11. I shijojmë makaronat me vaj ulliri bollshëm, kripë, piper, majdanoz dhe borzilok.
  12. I shërbejmë menjëherë.
Ju bëftë mirë!Calamari Sauce Pasta-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment