Stuffed Grape Leaves Recipe-Japrak Me Gjethe Rrushi

Japrak Me Gjethe Rrushi është një pjatë pjatë e veçantë e traditës së kuzhinës shqiptare me shije unike. Japrakët ne mund ti përgatisim në disa mënyra si me pazi, me lakër, por këto më gjethe rrushi kanë një shije të veçantë dhe janë shumë të shijshëm.

Në traditën tonë kjo recetë gatuhet pa mish. Pra,  një recetë vegjetariane e shijshme, plot aromë të përbërësve dhe erëzave të përdorura.

Kjo është një pjatë tipike e stinës së Pranverës kur edhe gjethet e rrushit mund ti sigurojmë të freskëta dhe të njoma. Gjithashtu gjethet e rrushit mund ti konservojmë në ngrirje për ti përgatitur japrakët gjatë gjithë vitit.

Kjo recetë mund të shërbehet si pjatë kryesore vegjetariane në një vakt shoqëruar me një supë por gjithashtu mund të shërbehet edhe si antipastë, ushqim për piknik, apo për tu marrë me vete në punë pasi japrakët mund të konsumohet edhe të ftohta.

Përbërësit

  • 45-50 Gjethe rrushi
  • 3-4 qepë të njoma
  • Jeshilliqe të ndryshme nga një tufë: Labot, Spinaq, Lulëkuqe, Lëpjetë
  • Erëza të freskëta: majdanoz, kopër, nenexhik
  • Kripë, vaj ulliri
  • 1 filxhan oriz (100 g)

Përgatitja

  1. Do ti lajmë me kujdes të gjitha jeshillëqet dhe do ti presim imët me thikë.
  2. Në një tigan të madh e të thellë do të hedhim vaj ulliri dhe qepët e grira dhe do ti kavërdisim për disa minuta.
  3. Shtojmë jeshillëqet, pak kripë dhe i mbulojmë me kapak. Ato do te zbuten shpejt me ujin e tyre, sepse janë të njoma.Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në fund do të shtojmë orizin e larë, një gotë ujë dhe e lëmë të ziejë.
  5. Vijojmë gatimin duke shtuar erëzat e freskëta të grira imët.Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë që përgatisim mbushjen e japrakëve do të përgatisim edhe gjethet e rrushit.
    Gjethet e lara te rrushit do ti blashërojmë duke i futur për 2 minuta në ujë që vlon me pak kripë. I heqim me ndihmën e një lopate kuzhine kullesë dhe i lëmë të ftohen.Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Kur mbushja dhe gjethet e rrushit i kemi gati do të vijojmë me mbushjen e tyre.Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Në secilën gjethe, nga pjesa e brendshme e saj, do të vendosim një lugë nga mbushja e përgatitur dhe do ti mbledhim gjethet role duke i palosur anët. Pjesa e lëmuar e gjethes do të rrijë nga jashtë
  9. Kur i kemi mbledhur të gjithë japrakët, do të vijojmë më gatimin e tyre. Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes Në fund të një tigani të hapur do të vendosim gjethe rrushi dhe sipër tyre do të rreshtojmë japrakët në një shtresë, ose dy shtresa nqs se keni përgatitur shumë.
  10. Pasi të mbarojmë me këtë proces, do ti vendosim një pjatë sipër që të mos lëvizin. I shtojmë edhe 1 gotë ujë. Do i gatuajmë në zjarr të ulët për 10 minuta. Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes Gjethet janë të njoma dhe do të zbuten shpejt.
  11. I shërbejmë të vakëta ose të ftohta si një pjatë e dytë vegjetariëne, apo si një antipastë në tryeza familjare.Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Stuffed Grape Leaves Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment