Quick Chicken Recipe-Pulë e Shpejtë me Perime në Tigan

Pulë e Shpejtë me Perime në Tigan është një pjatë kryesore për një vakt dreke apo darkë. Receta përgatitet lehtë dhe mund ta shoqërojmë me oriz, pasta, sallata, etj.
Pula gatuhet shumë shijshëm në këtë recetë dhe del e aromatizuar. Mishi do rezultojë i butë dhe pëlqehet nga të rritur dhe fëmijë.
Gatimi i pulës në këtë recetë është një mënyrë shumë e thjeshtë për të edukuar fëmijët të konsumojnë mishin e pulës dhe perimet në të njëjtën kohë.
Ju mund të provoni edhe Pulë Fshati Në Tigan.

Përbërësit

  • 1 pulë e vogël
  • 2 qepë të njoma
  • 1 spec i kuq
  • 1 karrotë
  • 1 kungull jeshil
  • Kripë, piper, majdanoz, dhe vaj ulliri
  • Pak verë e bardhë

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë pulën dhe do ta presim në copa.
  2. Në një tigan me pak vaj ulliri do të vendosim copat e pulës dhe do ti gatuajmë për disa minuta sa të ndryshojnë ngjyrë.
  3. Hedhim kripë e piper të zi.
  4. E shuajmë pulën me verë të bardhë dhe e lëmë të avullojë alkooli. Quick Chicken Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë qepën e grirë hollë, e përziejmë dhe e mbulojmë me kapak. Do ta ulim nxehtësinë. Quick Chicken Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Presim perimet hollë në formë gjatësore dhe kur qepa të jetë zbutur do ti shtojmë dhe ato në tigan.
  7. I mbulojmë dhe i lëmë të marrin shije me njëra- tjetrën.
  8. Shtojmë një gotë ujë dhe e lëmë të gatuhet pula dhe perimet në zjarr të ngadaltë sa të zbutet mishi, rreth 20 minuta.
  9. Shtoni erëzat e freskëta dhe hudhër nqs ju pëlqen.
  10. Do ta shërbeni mishin e pulës të ngrohtë me salcën e vet, të  shoqëruar me oriz, makarona, patate, ose sallatë të freskët.
Ju bëftë mirë!Quick Chicken Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment