Apple Yogurt Muffins-Muffin Me Mollë 

Kjo recetë e Muffins Me Mollë Dhe Kos është shumë e thjeshtë, përgatitet në pak minuta dhe shumë e shijshme.

Një mënyrë e shpejtë dhe e shëndetshme për të ëmbëlsuar mëngjeset tona apo vaktet e ndërmjetme. Shijon shumë me një gotë qumësht, çaj, lëng, etj. Përgatitini për fëmijët tuaj dhe gjithë familjen, pasi të gjithëve do ju pëlqejnë.
Ju mund të provoni edhe Muffin me Boronicë, apo Kek Me Mollë.

Përbërësit

  • 2 Vezë
  • 100 g sheqer
  • 50 g gjalp
  • 50 ml qumësht
  • 125 g Kos natyral i bardhë ( unë përdor Kos të zënë në shtëpi)
  • 1 lugë çaji aromë vanilje
  • 270 g miell
  • 8 g fryrës për ëmbëlsira
  • 3 mollë mesatare
  • Sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Do të përgatisim një tavë për pjekjen e muffin dhe i vendosim leter për pjekjen e muffin në secilën prej tyre. Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë.
  2. Në një tas qelqi do të shtojmë dy vezë dhe do fillojmë ti rrahim me një rrahëse dore elektrike duke shtuar edhe sheqerin gradualisht. Do i rrahim sa veza  me sheqerin të fryhen dhe bëhen si krem.
  3. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe të ftohur.
  4. Vazhdojmë rrahim masën dhe pa ndaluar do shtojmë me radhë qumështin, kosin, aromën e vaniljes.
  5. Do të vijojmë duke shtuar pjesë pjesë miellin e zbutur dhe sapo i gjithë mielli është përzierë do shtojmë edhe fryrësin duke trazuar në të njëjtën mënyrë.Apple Yogurt Muffins-Family Cooking Recipes
  6. Do të qërojmë dy nga mollët dhe i copëtojmë direkt sipër brumit me një thikë në copa kubikë të vogla duke përzierë me një spatull që mollët të mos oksidohen.Apple Yogurt Muffins-Family Cooking Recipes
  7. Me një lugë akullore ose lugë gjelle do hedhim brumin e përftuar në format e muffin duke mbushur 3/4 e tyre. Do të qërojmë mollën e tretë dhe e presim në të njëjtën mënyrë për të dekoruar sipërfaqet e muffin.Apple Yogurt Muffins-Family Cooking Recipes
  8. Pasi sistemojmë copëzat e mollës si na pëlqen, e vendosim tavën në furrë të parangrohur të piqen për 25-30 minuta.Apple Yogurt Muffins-Family Cooking Recipes
  9. Sapo i nxjerrim nga furra i spërkasim me sheqer pluhur dhe i vendosim në një pjatë servirje për to konsumuar sipas dëshirës. Apple Yogurt Muffins-Family Cooking Recipes
Ju bëftë mirë.Apple Yogurt Muffins-Family Cooking RecipesFaleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën, si dhe ta ndani këtë recetë me miqtë tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment