Trahana Soup-Supë Me Trahana E Pulë

Si e gatuani trahananë në familjen tuaj. E konsumoni vetëm në mëngjes apo edhe në vakte të tjera. Unë në familjen time gatuaj supa të ndryshme me trahana, do sot dua të ndaj një recetë shumë të shijshme të Supës me Trahana e Pulë.

Supa me trahana është shumë e shëndetshme, dhe mund ta përgatisim në shumë mënyra, duke kombinuar trahananë me lëng perimesh, lëng mishi, apo qumësht.
Supa e sotme është shumë e thjeshtë, një supë plot shije dhe që konsumohet nga të gjithë. Nëse ju preferoni të shijoni shpesh supat me kos dhe me vezë, apo me vezë dhe limon, edhe kjo supë përafrohet në shijen e tyre pasi trahanaja e tharët është një produkt i gatuar me miell dhe kos të thartuar. Ndaj dhe luan në gatimin e supave dy funksinone, trashjen e lëngut si veprojmë me përdorimin e miellit apo niseshtes, por edhe shijimin e supës.
Supa sot gatuhet me lëng pule ku mund të përdorim edhe mishin. Përdorimi i sasisë së trahanasë është në varësi të sa kremoze e dëshironi supën. Raporti i trahanasë me masën e lëngëshme është një lugë gjelle trahana e thatë për një gotë ujë më lëng mishi, perimesh, ujë, qumësht.
Kjo është një supë shumë e shijshme dhe e lehtë për tu konsumuar për darkë, por edhe si pjatë e parë për drekë, shoqëruar më një byrek me spinaq, byrek me presh, apo byrek me petë të pjekura.

 

Përbërësit për 4 personaTrahana Soup-Family Cooking Recipes

  • 1 pulë e vogël, ose ½ pulë e madhe
  • 4 lugë trahana
  • 1 litër lëng mishi
  • 2 të verdha veze organike
  • Kripë, piper, vaj ulliri, gjalp

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë pulën, e lajmë mirë e presim në pjesë dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë që të ziejë mishi nga ku do përftojmë edhe lëngun për supën. Do të ishtë më mirë nëse përdorim pulë fshati. Panvarësisht origjinës së pulës, unë preferoj ta përdor në supë pa lëkurë për më pak yndyrna në supë.
  2. Kur të këmi lëngun gati, do ta kullojmë dhe vendosim në një tenxhere. Ndërkohë në një tas do të tresim trahananë me ujë të ftohtë. Mund ta vensdosni në ujë që në momentin që vendosim pulën të ziejë, pasi tretet me shpejt.Trahana Soup-Family Cooking Recipes
  3. E shtojmë trahananë e tretur te lëngu i pulës dhe do të trazojmë me lugë druri, në temperaturë mesatare derisa trahanaja të tretet plotësisht dhe lëngu të fillojë të trashet.Trahana Soup-Family Cooking Recipes
  4. Kur lëngu fillon të marrë valë, në një tas do të rrahim të verdhat e vezëve dhe do të shtojmë gradualisht nga lëngu i supës që vezët të arrijnë gradualisht temperaturën e supës. Do e shtojmë këtë përzierjë të supa dhe e lëmë që të ziejë për 1-2 minuta. Trahana Soup-Family Cooking RecipesNdërkohë shtojmë edhe mishin e pulës dhe shijojmë supën me kripë, piper, gjalp dhe vaj ulliri. Nëse keni merak mos u pritet veza, mund ta hiqni tenxheren nga vlimi dhe ta shtoni vezën dhe ta rivendosni më pas në zjarr sa të marri një valë.
  5. E shërbejmë supën të ngrohtë!

Ju bëftë mirë!Trahana Soup-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja apo të ndani këtë recetë me miqtë tuaj. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment