Përgatitja e pastave dhe recetat për to janë të panumërta duke përdorur çdo përbërës që këmi në kuzhinë apo na pëlqen të konsumojmë. Sot duam të sjellim një recetë të Tagliatelle të Freskëta Me Kërpudha Dhe Pana për një pjatë të parë shumë të shijshme dhe të pëlqyer nga të gjithë, fëmijë dhe të rritur.
Kërpudhat janë një nga përbërësit që i gjejmë të freskëta në markatë pothuaj gjatë gjithë vitit, ndaj dhe ju rekomandoj ta provoni këtë recetë si dhe receta të tjëra më kërpudha në faqen tonë.
Kjo pjatë është një recetë shumë e shijshme për darkë dhe ju mund të hidhni një sy edhe tek Kërpudha Me Pulë apo Krepa Të mbushur Me Kërpudha.
Përbërësit
- 400 g Tagliatele të freskëta
- 300 g Kërpudha
- 1 Presh
- 300 ml Pana kuzhine
- Vaj ulliri, kripë e piper, majdanoz i freskët
- 2 lugë djath i parmixhano i grirë
Përgatitja
- Kjo është një pjatë shumë e shpejtë. Ndërkohë që vëmë ujin për të vluar do të përgatisim salcën e makaronave.
- Pastrojmë mirë kërpudhat dhe i presim në copa ose feta të holla.
- Do të lajmë dhe grijmë pjesën e bardhë të preshit e kavërdisim në një tigan me pak vaj ulliri për 2 minuta.
- Shtojmë kërpudhat, kripë e piper, dhe i gatuajmë për disa minuta.
- Shtojmë panën dhe majdanoz të freskët të grirë hollë. Sa të nisi të vlojë salca e heqim që të mos na pritet pana dhe salca jonë është gati.
- Ndërkohë ziejmë tagliatellet e freskëta në ujin me kripë që vlon. Nuk kërkojnë shumë kohë të zihen pasi është pasta e freskët.
- Mund ti përgatisni vetë të freskëta në shtëpi si dhe u kemi shpjeguar në recetën e Tagliateleve Me Salcë Bologneze ose mund a gatuani këtë recetë edhe me tagliatele të paketuara të thata. Varet nga dëshira dhe koha që keni për ti përgatitur.
- Pasi të zjejnë tagliatellet i shtojmë te salca dhe shtojmë edhe pak nga uji i zjerjes së makaronave.
- I përziejmë që të lidhen me salcën dhe i hedhim majdanoz të grirë sipër. I shërbejmë të ngrohta me djath të grirë sipër.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe shijoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja lidhur me recetën.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.