Best Baked Cabbage Recipe-Tavë Me Lakër

Kjo recetë e Tavës Me Lakër dhe perime në furrë është një recetë shumë e shijshme, e lehtë dhe mbi të gjitha e shëndetshme. Mund të konsumojmë sa të dëshirojmë nga ky gatim dhe të mos ndihemi të fryrë apo të mbingopur dhe mbi të gjitha të na ndihmojë për të rregulluar tretjen dhe humbjen e peshës. Best Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
Lakra shpesh refuzohet të konsumohet e zier apo gatuar nga shumë persona për shkak të aromës tipike që ajo ka gjatë zierjes, por në këtë recetë ju siguroj se edhe pse është përbërësi kryesor, nuk ndihet fare aroma e lakrës as gjatë gatimit, dhe as kur e shijojmë. Ajo kombinon aq mirë me përbërësit e tjerë, sidomos me specin jeshil, i cili edhe aromatizon më së miri tavën dhe fsheh aromën e lakrës. Ju këshilloj që edhe në receta të tjera me lakër të bardhë ta përdorni specin jeshil për një gatim ndryshe dhe plot shije.
Këtë recetë mund ta konsumojmë për një vakt dreke apo darke dhe është një pjatë vegjetariane shumë e shijshme.

Ne kemi sjellë disa receta me lakër, si sallatë me lakër të bardhë apo të kuqe, apo të pjekur me salçiçe, por receta e sotme ka nje shije të veçantë ndaj dhe ju ftoj ta provoni sa më shpejt.

Përbërësit Për 3 Persona

  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 250-300 g lakër e bardhë
  • 1 karrotë
  • 2 speca jeshilë
  • ½ spec i kuq
  • 1 spec djegës, ose një lugë çaji spec djegës pluhur (facultative)
  • 1 lugë çaji kripë
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri

Për masën e lëngëshme

  • 2 -3 vezë
  • 125 ml qumësht
  • 125 ml kos
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë miell plot
  • Kripë, piper I zi, ½ pako fryrës, majdanoz i freskët
  • 100 g mozarella
  • 100 g djath i grirë Parmigiano ose Grana

Përgatitja

  1. Do të lajmë dhe pastrojmë perimet dhe i presim të gjitha imët. Kështu do të presim qepën, karrotën, specat, pataten në kubikë të vegjël. Do të grijmë edhe lakrën me thikë kuzhine imët.
  2. Në një tenxhere, do të shtojmë vetëm një fije vaj ulliri dhe shtojmë qepën të cilën e kavërdisim me kapak mbuluar në zjarr të ngadaltë për 1-2 minuta.Best Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë perimet me radhë duke i trazuar dhe lënë të gatuhen në zjarr të avashtë me lëngun e tyre derisa të zbuten dhe bjerë volumi i laktrës. Bashkë me perimet do të shtojmë kripën, specin djegës dhe piperin e zi dhe i lëmë disa minuta sa të zbuten gjithë perimet.Best Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë në një tas, rrahim vezët, shtojmë qumështin, kosin, vajin dhe përziejmë mirë. Shtojmë edhe miellin dhe trazojmë të tretet mirë dhe mos të ngelet kokërrizë. Do të shijojmë masën me kripë, piper, shtojmë fryrësin, dhe majdanozin e grirë hollë. Mund të shtojmë edhe një pjesë të djathit të grirë.Best Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Në një tavë të lyer më pak yndurë, do të shtojmë ½ e perimeve të zbutura, vendosim mozarelën e prerë në copa dhe pjesën tjetër të perimeve. Do të shtojmë sipër saj masën e lëngëshme dhe në krye të tavës hedhim bollshëm djath të grirë.Best Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do e pjekim tavën e përgatitur në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë, për 30 minuta sa të marri ngjyrë të bukur të kuqërremtë.Best Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet pak, dhe e shërbejmë të ngrohtë ose të vakët.

Ju bëftë mirë!Best Baked Cabbage Recipe-Family Cooking RecipesBest Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat nga Blogu ynë. Jeni të mirëpritur të komentoni apo lini pyetjet tuaja lidhur me recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment