Easy Carrot Cookies Recipe-Biskota me Karrota

Biskotat me Karrota janë një recetë shumë e shijshme, e shëndetshme dhe janë një nga llojet e biskotave që fare mirë mund ti përdorim për të ëmbëlsuar festat tona. Kjo recetë përgatitet shumë lehtë, dhe në fare pak minuta do të këni gati brumin e biskotave, të cilit i japim formë duke përdorur dy lugë dhe i vendosim direkt në tavën e pjekjes. Biskotat me karrota janë shumë të shëndetshme edhe për fëmijët dhe gjithë familjen. Mund ti shoqërojmë me çaj, kafe, një gotë qumësht për mëngjes, apo ti shijojmë në çdo orë të ditës kur na pëlqen të konsumojmë diçka të ëmbël.

Përbërësit

  • 300 g miell
  • 300 g karrota
  • 100 g sheqer
  • 1 vezë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalp temperatë ambienti
  • 80 g arra të grira
  • ½ pako fryrës për ëmbëlsira
  • Lëkura e një portokalli organik
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Do të qërojmë karrotat dhe në një shpërbërës apo blender kuzhine do ti grijmë bashkë me vajin e ullirit sa të bëhet një krem.
  2. Në një tas do të rrahim vezen me sheqerin dhe gjalpin sa të bëhet një masë homogjene.
  3. Do të shtojmë miellin e situr dhe fryrësin, purenë e karrotave dhe arrat e grira dhe do bëjmë një brum si për kek.Easy Carrot Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Me ndihmën e dy lugëve do i japim formë biskotave dhe i vendosim në një tavë me letër furre dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.Easy Carrot Cookies Recipe-Family Cooking RecipesEasy Carrot Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  5. I nxjerrim nga furra, i pudrosim me sheqer pluhur dhe i transferojme në një pjatancë ku i lëmë të ftohen plotësisht përpara se ti servirim.

Ju bëftë mirë!Easy Carrot Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë. Jeni të mirëpritur të lini komentet dhe sugjerimet tuaja mbi recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment