Muffin apo kekë të vegjël, janë një nga gatimet më të shpejta për ti konsumuar për mëngjes, apo si një vakt i ndërmjetëm në pasdite apo qoftë edhe si një ëmbëlsirë pas një vakti. Sot duam të ndajmë Muffins Me Reçel Qershie.
Nëse ju pëlqejnë muffins me fruta hidhni një sy tek receta jonë Kekë Të Vegjël Me Boronicë Të Egër
Përbërësit
- 250 g miell 00
- 2 vezë
- 75 g gjalp i shkrirë
- 175 ml qumësht
- 125 g sheqer
- 1 lugë çaji fryrës
- Pak kripë
- Vanilje ekstrakt
- Reçel qershie
- sheqer pluhur
Përgatitja
- Do të nxehim furrën të ngrohet në 200 gradë.
- Do të sitim miellin, dhe do ta përziejmë në një tas me sheqerin, fryrësin dhe kripën.
- Në një tenxhere të vogël do të tresim gjalpin dhe do e lëmë të ftohet.
- Në një tas tjetër do të rrahim vezët mirë, do të shtojmë qumështin dhe më pas gjalpin e shkrirë të ftohur dhe do i përziejmë të gjitha.
- Do të shtojmë përbërësit e thatë te masa e lëngëshme, do i trazojmë lehtë sa të formohet një brumë homogjen, jo shumë i hollë.
- Do të përgatisim një tavë për pjekjen e muffin, duke e lyer me gjalp ose duke vendosur letra për pjekje. Do të ndajmë gjysmën e brumit në secilën formë.
- Do të shtojmë nga një lugë çaji marmalatë qershie dhe më pas do shtojmë dhe pjesën tjetër të brumit duke i mbushur gropat apo format e pjekjes deri ne 2/3.
- Do i pjekim për 20 minuta derisa të marrin ngjyrën e artë. Do i lëmë të ftohen pak minuta, i nxjerrim nga format e pjekjes, i spërkasim me sheqer pluhur dhe i shërbejmë. Një zgjidhje shumë e mirë për mëngjes, apo për tua dhënë fëmijëve me vete në shkollë, të cilët në mëngjes nga nxitimi apo të qenit pak gjumash nuk kanë kohë ta hanë bukën me gjalp dhe reçel, por në këtë mënyrë, mund ta marrin mëngjesin me vete e ta konsumojnë edhe më vonë. Gjithashtu mund ti përfshini fëmijët në përgatitjen e tyre që të duan më shumë ushqimin dhe gatimet e bëra në shtëpi.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që ndaluat në një tjetër recetë të faqes sonë. Jeni të mirëpritur të komentoni dhe provoni recetën si dhe ta ndani atë me miqtë tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.