Homemade Beignet Recipe-Petullat Speciale të Tianës

Ne vazhdimisht kemi sjellë receta të shpejta mëngjesi, por kjo është një nga më të shijshmet. Petullat Speciale të Tianës i kemi titulluar, recetë e inspiruar nga filmi vizatimor me princeshë Tianën dhe gatimet e saj të shijshme. Kjo është një recetë e ëmbël por ju fare mirë mund të zgjidhni ta gatuani edhe të kripur, duke eleminuar sheqerin nga receta. Recetë është e thjeshtë me përbërës që gjithmonë na gjendet në kuzhinë. Provojini për një mëngjes plot shije në fundjavë.

Ju mund të lexoni edhe recetat tona të ngjashme të petullave.

Përbërësit

  • 550 g miell 00
  • 300 ml qumësht
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjalp i shkrirë
  • 1 lugë çaji maja
  • 1 lugë kafe kripë
  • Sheqer pluhur dhe mjalt sipas dëshirës
  • 500 ml vaj misri për skuqje

Përgatitja

  1. Në një enë ngrohim qumështin të vakët dhe në të shkrijmë majanë. Shtojmë edhe vezën dhe e përziejmë mirë. Shtojmë edhe sheqerin dhe 2 lugë miell. E lënë brumin e përgatitur të pushojë për 20 minuta.Homemade Beignet Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe nisim të zëmë brumin duke hedhur miellin gradualisht. Shtojmë edhe kripën.Homemade Beignet Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Brumin e lëmë të vijë 1 ose 2 orë, deri në dyfishim të volumit.
  4. Pasi është fryrë duke përdorur pak miell dhe me ndihmën e një ruli kuzhine hapim një petë me trashësi 1 cm.Homemade Beignet Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë kemi vendosur enët me vaj të nxehet për skuqje.E presim petën në forma drejtkëndore dhe i skuqim copat në vaj të nxehtë menjëherë. Do të bëhen të fryra dhe brenda me hapësirë në mes dhe ju mund ti mbushni dhe ti servirni të mbushura me krem lajthie, recel ose dhe të kripura po të doni.Homemade Beignet Recipe-Family Cooking RecipesHomemade Beignet Recipe-Family Cooking RecipesHomemade Beignet Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Një mënyrë tjetër është ti lëmë copat e prera të vijnë sërish në një tavë me letër furre dhe të mbuluara me një pecetë të pastër për 20 minuta. Pastaj i skuqim në vaj të nxehur dhe kjo do të bëjë që ato të jenë të buta dhe si sfungjer nga brenda.Homemade Beignet Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Skuqini deri sa të marrin një ngjyre ari në të kuqërremtë. Servirini me sheqer pluhur dhe mjalt. Si fëmijët ashtu dhe të rriturit në familjen tonë lanë çdo gjë për të shijuar këto petulla speciale në mëngjesin e së dielës.Homemade Beignet Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja në formën më poshtë.

Leave a Comment