Easy Baked Chicken And Rice Recipe-Pulë Fshati Me Oriz Në Furrë

Pula është një prej përbërësve që përdoret gjerësisht në gatimet tona duke qenë pjesë e dietave ushqimore në çdo moshë, përfshirë dhe bebet. Në vazhdimësi të recetave me këtë shpend, ne sot duam të ndajmë më ju Pulë Fshati Me Oriz Në Furrë.
Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, e shëndetshmë, dhe plot shije. Një pjatë shumë e mirë për një drekë familjare gjatë fundjavës.

Ju mund të vizitoni edhe recetat tona të ngjashme

Pule Me Pershesh-Dollmȅ

Role Me Fileto Pule

Përbërësit

  • 600 g oriz
  • 1 pulë fshati
  • 1 qepë mesatare
  • Vaj ulliri
  • 50 g gjalp
  • kripë

Përgatitja

  1. Nisim përgatitjen duke larë dhe pastruar pulën. E presim në thela, e thajmë nga uji i tepërt dhe e kavërdisim me gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri në një tenxhere me kapak. E përziejmë here pas here dhe shtojmë kripë. E gatuajmë me kapak derisa të marri ngjyrrën e artë të skuqjes për rreth 10 minuta.Easy Baked Chicken And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Shtojmë ujë sa të mbulohen copat e pulës. E lëmë të ziejë për 15-20 minuta.Easy Baked Chicken And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan të thellë ku kemi shtuar vaj ulliri, hedhim qepën e grirë hollë dhe e gatuajmë për disa minuta derisa të zbutet pak.Easy Baked Chicken And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë orizin e larë më parë dhe e përziejmë për disa minuta derisa të marri një kavërdisje të lehtë. I shtojmë 1 litër ujë të valuar dhe e gatuajmë gjysëm e kohës së gatimit në tigan.Easy Baked Chicken And Rice Recipe-Family Cooking Recipes Easy Baked Chicken And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë kemi ndezur furrën në 200 gradë të nxehet.
  6. Në një tavë qeramike shtojmë orizin e gatuar gjysëm dhe copat e pulës që i kemi hequr nga lëngu. Sipër i shtojmë lëngun e pulës të kulluar.Duhet të kemi parasysh që duhet rreth 2 litër lëng gjithsej sepse në furrë uji avullon ndryshe. Në rastin kur e gatuajmë orizin pilaf në tigan ne përdorim raportet 1 me 2, dmth 1 masë oriz 2 masa ujë ose lëng mishi, kurse në këtë recetë duhet lëng për gatimin e orizit pak me tepër se trefishi i sasisë së orizit.Easy Baked Chicken And Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E fusim tavën në furrë dhe e gatuajmë për rreth 30 minuta. Orizi do ta thithi të gjithë lëngun dhe do të dali i butë dhe kërc sipër . Pula do të marri ngjyrë të kuqërremtë. Është shumë e shijshme dhe një gatim special për në një drekë në familje.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni. Ju mund të vizitoni blogun tonë për më tepër receta me pulë. Lutem lini komentet tuaja në formën më poshtë.

Leave a Comment