Ne vazhdimisht kemi ndarë me ju receta të shpejta për vaktin e mengjesit. Në këtë artikull duam të ndajmë me ju Petulla të Shpejta me Sodë dhe me Kos të Mbushura me Salçiçe. Kjo është një recetë shumë e mirë dhe për tu marrë me vete në plazh, piknik, apo në një udhëtim të shkurtër.
Ju mund të provoni edhe Petullat tona me Maja apo Petullat e Tianës
Përbërësit
- 1 vezë
- 1 dhe 1/2 filxhan çaji me kos
- 2 filxhan çaji me miell
- 1 lugë kafe sodë buke ose 1/2 pako fryrës
- Pak kripë
- 2 salçiçe të ziera
- 1 filxhan çaji vaj misri për skuqjen e petullave
Përgatitja
- Kjo mënyrë e gatimit të petullave është e shpejtë dhe mund të bëhen në çdo kohë. Përgatisim brumin shumë thjeshtë duke përzierë vezën, kosin dhe kripën në një tas.
- Shtojmë miellin e përzierë me sodën e bukës dhe e përziejmë mirë që të na formohet një brumë i butë dhe elastik. Ky brumë mund të skuqet menjëherë dhe nuk ka nevoje të pushojë.
- Salçiçet e ziera i presim në copa dhe i hedhim në tasin e brumit.
- Vendosim tiganin me vaj që të nxehet dhe me një lugë gjelle marrim me kujdes një copë salçiçe të mbuluar nga brumi, dhe e hedhim të skuqen sa të marrin ngjyrë të artë.
- I heqim dhe i vendosim të kullojnë vajin në një pjatë me letër kuzhine. Vazhdojmë kështu sa të mbarojmë gjitë brumin. Petullat dalin të buta dhe shumë të shijshme. Mund të përdoreni edhe djath kaçkavall të butë për mbushjen e petullave.
Ju bëftë mirë
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.