Roasted Lamb Leg Recipe-Kofshë Qengji E Pjekur Me Bollgur Dhe Erëza

Kjo recetë është shumë e shijshme dhe mund ta gatuajmë në çdo stinë të vitit. Mishi i qengjit besoj pëlqehet dhe gatuhet në çdo familje shqiptare. Ne duam të sjellim sot për ju Kofshë Qengji e Pjekur me Bollgur Dhe Erëza, për një shije ndryshe dhe njëkohësisht plot vlera ushqyese.

Ju gjithashtu mund të vizitoni edhe recetat tona të ngjashme si më poshtë:

PërbërësitRoasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes

  • 1 Kofshë qengji
  • 1 degë rozmarine
  • 1 degë sherebel
  • Kripë e piper, vaj ulliri.

Për Bollgurin

  • 1 gotë bollgur
  • 2 gota ujë ose lëng mishi
  • 1 qepë e vogël
  • Kripë, piper, vaj ulliri, nenexhik i freskët
  • 20 g gjalp

Përgatitja

  1. Nxehim Furrën në 200°C/400°F.
  2. Lajmë mishin dhe e thajmë me letër kuxhine. I bëjmë disa prerje dhe e marinojmë me kripë e piper, erëzat e freskëta dhe vaj ulliri.Roasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes
  3. E pjekim në furrën e nxehur më parë për rreth 2 orë e 30 minuta, kjo varet sa e madhe është copa e mishit, do llogarisni 50-60 minuta për çdo kg mish. Mund ta mbuloni mishin me letër alumini dhe nga mesi i pjekjes ta kthejmë mishin për një pjekje më të mirë.
    Në 15 minutat e fundit e heqim letrën e aluminit, që mishi të marri një ngjyrë të kuqërremtë dhe të krijojë një kore të bukur. Lëngun që do të lëshojë mishi gjatë pjekjes do e përdorim për gatimin e bollgurit. Roasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes
    Mund të bëjmë dhe një salcë duke e trashur pak lëngun e kulluar më parë me kullese në një tenxhere të vogël me pak gjalp dhe të shoqërojmë mishin me të.
  4. Për bollgurin, grijmë qepen hollë dhe e gatuajmë në një tenxhere të vogël me vaj ulliri.Roasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë bollgurin e larë dhe e përziejmë për 2 minuta. Shtojmë ujin e ngrohtë ose lëngun e mishit, kripë e piper dhe e lëmë të ziejë për rreth 15 minuta sa të shterojë gjithë lengu. Nga fundi i shtojmë nenexhikun e freskët të grirë dhe gjalpin. Bollguri është shumë i shëndetshëm dhe lehtësisht i tretshëm në organizëm. Roasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes
    Ju mund ta shoqëroni mishim e qengjit edhe me oriz ose patate furre, ose dhe me salcën që përmendëm më lart. Ne e shoqëruam sot kështu për një mënyrë ndryshe.Roasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Roasted Lamb Leg Recipe- Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat këtë recetë. Jeni të mirëpritur të ndani recetën, apo të lini komentet dhe pyetjet tuaja duke plotësuar formën më poshtë. Ne do ju pergjigjemi shumë shpejt.

Irinda

Leave a Comment