Sallata Mesdhetare Me Kuskus që dëshirojmë të sjellim sot për ju, është shumë e thjeshtë për tu përgatitur, një kombinim plot ngjyra dhe shije. Kuskusi është një produkt me origjinë afrikane, shumë i shpejtë për tu përgatitur, dhe shumë i shijshëm, sidomos kur e kombinojmë me shijet që ne pëlqejmë.
Përbërësit
- 100 g kus kus
- 100 ml ujë
- Pak kripë
- 1 moxarela
- 5-6 domate të vogla
- Ullinj të zinj
- 2 salcice të ziera
- 2 kërpudha champinion
- Borzilok dhe majdanoz
- Vaj ulliri
Përgatitja
- Përgatisnim kuskusin duke vënë ujin të vlojë dhe hedhim pak kripë dhe një fije vaj ulliri. Shtojmë kuskusin në ujin a valuar, e trazojmë, e mbulojmë enën me kapak, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për 5 minuta.
Pas kësaj me një pirun, e trazojmë lehtë që të shpërbëhet dhe të ndahen kokërrizat. - Presim mocarelën në kubik.
- Presim domatet qershi në 4 pjesë.
- Presim dhe kërpudhat në feta dhe i kalojmë në një tigan me 1 fije vaj ulliri për 2-3 minuta.
- Salçiçet i ziejmë për 3-4 minuta dhe i presim në kubikë.
- Në 1 tas të madh qelqi hedhim kuskusin dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Një pjesë të përbërësve i mbajmë për të zbukuruar sallatën sipër.
- I shtojmë kripë, vaj ulliri dhe erëzat e freskëta.
Kjo pjatë mund të konsumohet si një sallatë për të gjithë familjen ose një dreke e marrë me vete në punë duke qenë se ka një kombinim të mirë të karbohidrateve, perimeve dhe proteinave.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni duke komentuar dhe ndarë recetat tona.
Irinda