Gatimet me miell misri kombinuar me lakërishte, spinaq apo jeshillëqe të tjera janë pjesë e gatimeve tradicionale. Mund ti gatuajmë dhe servirim këto receta si lakrorë, pispili, apo torta të kripura. Receta e sotme, Polenta me Spinaq dhe Djathë është një recetë torte të kripur me miell misri për polenta, kombinuar me jeshilleqet dhe bulmetrat.
Shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.
Përbërësit
- 250 g miell polenta
- 500 ml ujë ose qumësht
- Pak kripë
- 250 g spinaq
- 100 g djath i bardhë
- 1 vezë
- Vaj ulliri , nenexhik i freskët
Përgatitja
- Lajmë spinaqin me kujdes dhe e grijmë.
- E gatuajmë në 1 tigan me pak vaj ulliri dhe pak kripë për 2-3 minuta. Mund të përdorim edhe spinaq të ngrirë ose ndonje lloj tjetër lakërishte të egra si psh hithra.
- Në një tenxhere tjetër hedhim ujin të vlojë ose qumështin, pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri.
- Hedhim miellin polenta, dhe në nxehtësi jo shumë të lartë e përziejmë me një lugë druri sa të trashet dhe të bëhet masë e plotë.
- E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak.
- Ndezim furrën të ngrohet në 200 gradë.
- Tek polenta e ftohur, shtojmë spinaqin, djathin e thërmuar dhe e përziejmë. Shtojmë dhe vezën, vaj ulliri dhe nenexhikun e grirë.
- Gjithë masën e shtrojmë në një tavë qelqi pirex të lyer me vaj dhe e pjekim në furrë të nxehur 200 gradë për teeth 25 -30 minuta.
- E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe pastaj e presim në copa dhe servirim të vakët.
Ju bëftë mirë!