Baked Spaghetti and Cheese Recipe- Pastiço Me Spageti Dhe Djathë

Kjo recetë është një nga recetat më të dashura të fëmijëve. Receta klasike e Pastiços me Spageti dhe Djath të bardhë gatuhet gjerësisht në vendin tonë. Kësaj recetë padyshim që mund ti shtojmë përbërës të tjerë, si spinaqi, brokoli, proshuta të ndryshme, etj, dhe të përgatisim pjasa interesante dhe shumë të ushqyeshme për fëmijët dhe gjithë familjen, por receta klasike ka shijen e saj unike. Ne sot do e sjellim këtë recetë për nostalgjinë tonë dhe për të gjithë ata që e preferojnë por ende nuk dinë ta gatuajnë.

Kjo është një pjatë e shpejtë furre, një kombinim i përkryer i pastave me bulmetrat dhe vezët.

Një zgjidhje shumë e shpejtë, për darkë apo dreke.

Përbërësit për 4 PersonaBaked Spaghetti And Cheese Recipe-Family Cooking

  • 250 gram makarona spageti
  • 2 vezë
  • 100 g djath i bardhë
  • 600 ml qumësht
  • 50 g gjalp ose vaj ulliri
  • Kripë
  • Djadh kackavall i grirë

Përgatitja

  1. Vendosim një tenxhere me ujë në zjarr, dhe pasi uji të valojë, shtojmë kripë dhe makaronat spaghetti për ti zierë.
  2. I ziejmë makaronat al dente, jo plotësisht.
  3. Ndezim furrën të ngrohet në 190-200 gradë.
  4. Në një tas qelqi përziejmë vezët me qumështin, shtojmë pak kripë dhe djathin e bardhë të thërrmuar.
  5. Në një tavë qelqi Pirex, vendosim makaronat e ziera dhe shtojmë pak gjalp. Hedhim përzierjen e lëngshme sipër tyre dhe e rregullojmë uniformë me ndihmën e një piruni. Sipër i hedhim dhjathin kackavall të grirë dhe e pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë për 25-30 minuta.Baked Spaghetti And Cheese Recipe-Family Cooking
  6. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta. E presim pastiçon në copa dhe e servirim të ngrohtë.Baked Spaghetti And Cheese Recipe-Family Cooking

Ju bëftë mirë!

Kjo pjatë është një zgjidhje shumë e mirë the për tu konsumuar gjatë orarit të pushimit në vendin e punës suaj.

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga faqja jonë.

Irinda

 

Leave a Comment