Vazhdimisht kemi ndarë me Ju receta të ndryshme të gatimit të pastave. Sot, në dëshirojmë të ndajmë me Ju recetën e gatimit të makaronave Pene me Pana, Kungull dhe Fileto Pule. Kjo është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme, të cilën fëmijët kryesisht e hanë me shumë dëshirë.
Përbërësit – 4 Persona
- 350 g makarona pene
- 200 g gjoks pule
- 1 kungull jeshil
- 1 thelb hudhër
- 200 ml pana kuzhine
- 50 ml verë e bardhë
- Kripë dhe piper i zi
- Vaj ulliri
- Majdanoz
- Djath parmixhan i grirë
Përgatitja
- Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë. Pasi vlon uji, shtojmë kripë dhe hedhim penet të ziejnë.
- Në të njëjtën kohë vendosim një tigan për salcën duke hedhur vaj ulliri dhe 1 thelb hudhër, hedhim fileton e pulës të prerë në copa të vogla dhe e përziejmë për disa minuta.
- E shuajmë me verën e bardhë dhe në nxehtësi të lartë e lëmë për disa minuta të avullojë alkoli.
- Presim kungullin imët dhe e shtojmë në tigan. E gatuajmë për 2 -3 minuta dhe shtojmë panën, kripë, piper, majdanoz të freskët të grirë.
- Shtojmë penet e ziera al dente në tiganin e salcës dhe shtojmë dhe pak ujë nga ai i zierjes së makaronave.
- I përziejmë 1- 2 minuta dhe pjata juaj është gati.
- I shërbejmë të ngrohta me djath parmixhan të grirë dhe majdanoz.
Ju bëftë mirë.
Faleminderit
Irinda