Wild Boar With Polenta Recipe-Polenta

Polenta është një produkt i përgatitur me miell misri ose drithëra të tjera, e cila është e bluar në mokrra guri më ashpër,  krahasuar me miellin e misrit apo drithërave të tjera. Në vendin tonë polenta njihet me këtë emër prej kuzhinës italiane, por një pjatë e ngjashme me të në kuzhinën tonë, e përgatitur me miell misri është harapashi si dhe kaçamaku.

Rreth Polentës

Polenta përgatitet me misër të verdhë, ose dikur ka qenë përgattur dhe konsumuar edhe me thekër, apo hikërror. Dikur njihej si një gatimi kuzhinës së varfër, por që sot e përdorim gjerësisht duke e gatuar polentën si shoqëruese të pjatave tona me bazë mishi, perimesh, apo dhe kombinuar me miellra të tjera si misër, hikërror, etj, për ta përdorur në gatime me bazë brumi.

Duke qenë se mielli i misrit është përdorur ndër shekuj, pothuaj në çdo vend të Europës do të gjeni një pjatë tipike të përgatitur me Polenta e cila emërtohet sipas kuzhinës së vendit ku përgatitet. Ne mburremi me Harapashin tonë, i cili kombinuar me gjalpin dhe të përbrendshmet e qengjit është një nga pjatat më unike dhe më të shijshme që mund të këni provuar. Por këtë do e sjellim në një artikull tjetër, sot duam të ndajmë Polenta të shoqëruar me Mish derri Të Egër. Përsa i përket Kaçamakut, kjo është një pjatë e trashëguar nga kuzhina turke në Ballkan, e cila gatuhet edhe në vendin tonë, e ngjashme me Polentën, por që i shtohet edhe djath i bardhë i thërrmuar dhe pure patatesh.

Polenta gatuhet e zier, ose e pjekur në furrë apo grill. Ne sot do e sjellim në versionin e tjeshtë të gatuar në tenxhere. Polenta gatuhet më zjarr të ngadaltë dhe koha e gatimit mund të shkojë rreth një orë. Polenta gjendet në çdo supermarket me të njëjtin emër produkti, e paketuar nga marka të ndryshme tregtare.
Ju mund të provoni edhe recetën tonë të Mishit të derrit të egër më pure patatesh.

Përbërësit Për 4 Persona

  • 250 g Polenta
  • 1 litër ujë
  • 1 lugë kripë

Për Mishin e Derrit Të Egër

  • 1.2-1.5 kg mish derri
  • 1-2 kokrra qepë
  • 2 karrota
  • 1 gotë verë
  • 5-6 thelpinj hudhër
  • Gjethe dafine
  • Rozmaninë
  • Manxhuranë
  • Sherebel
  • Trumzë, rigon
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

Si të përgatisim Polenta

Polenta përgatitet shumë thjesht, i vetmi sekret është gatimi në mënyrë të ngadaltë dhe përzierja e saj në të njëjtin drejtim në mënyrë të vazhdueshme deri në gatim të plotë.

  1. Do të shtojmë në një tenxhere ujin dhe e vendosim të vlojë.
  2. Do të shtojmë kripën, dhe kur uji fillon të marrë valë, pa arritur në vlim të plotë do të shtojmë në formë shiu polentën duke e trazuar në të njëjtin drejtim me lugë druri. Polenta bëhet një me ujin dhe nuk kokërrizohet kështu.Wild Boar With Polenta Recipe-Family Cooking Recipes
  3. E ulim nxehtësinë në minimum dhe trazojmë vazhdimisht. Do të vazhdojmë kështu për 40-50 minuta derisa sa polenta të shkëputet nga muret e tenxheret me lehtësi dhe të mos ngjisë në të. Kjo është pjekja e plotë e saj.Wild Boar With Polenta Recipe-Family Cooking RecipesWild Boar With Polenta Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E marrim polentën dhe e derdhim në një dërrasë druri kuzhine duke e hapur në mënyrë të njëtrajtshme. E lëmë të mpikset pak dhe e presim në copa të vogla duke e shoqëruar me mishin e derrit të egër.Wild Boar With Polenta Recipe-Family Cooking Recipes

Një mënyrë tjetër për të gatuar polentën është edhe pjekja në furrë, nëse nuk keni shumë kohë dhe nuk dëshironi të rrini sipër tenxheres duke trazuar për një kohë të gjatë.

  1. Në këtë rast do e blashërojmë polentën në ujë të valuar me kripë, duke e përzierë mirë, si vepruar edhe për gatimin në tenxhere.
  2. Dhe më pas do e hedhim në një tavë furre të lyer me pak yndyrë dhe do e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë për rreth një orë.
  3. E nxjerrim nga furra, e vendosim në një pjatë druri dhe e servirim të ngrohtë.Wild Boar With Polenta Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Përgatitja e Mishit të Derrit

  1. Mishin e derrit të egër do e lajmë mirë nga gjaku dhe kokcat e thyera që mund ti kenë shkaktuar arma e gjahut. Për këtë unë e vendosa në ujë për disa orë, duke e ndërruar ujin dhe shpëlarë në ujë të rrjedhshëm herë pas herë.
  2. Kur mishi është pastruar plotësisht nga gjaku, do e thajmë nga uji dhe do e copëtojmë sipas dëshirës. E kriposim dhe shtojmë piper, dhe e vendosim në një enë.
  3. Do të pastrojmë dhe grijmë imët qepën dhe karrotën. I shtojmë edhe ato tek mishi, shtojmë edhe erëzat, vaj ulliri, dhe verën. E mbulojmë enën dhe e lëmë në frigorifer për gjithë natën.
  4. Ju mund të zgjidhni ta gatuani në tenxhere me presion për 20-30 minuta, ose në një tenxhere me zjarr ta ngadaltë për një orë. Mishi do të dalë i gatuar në formë çomleku në lëngun e vetë dhe me perimet dhe erëzat e përdorura. E shoqërojmë më polentën e përgatitur.

Ju bëftë mirë! Wild Boar With Polenta Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një pyetje apo koment mbi recetën, apo ta ndani atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment