Ultimate Flourless Chocolate Cake-Tortë Ҫokollate Pa Miell

Tortë Ҫokollate Pa Miell është një ëmbëlsirë me shije delicate, e cila mund të serviret për festa apo dreka familjare.
Receta përmban përbërës të thjeshtë dhe proceset janë gjithashtu të thjeshta dhe të lehta për tu ndjekur nga kushdo.
Në këtë recetë rolin kryesor e zë çokollata. Duke qenë se përgatisim një pandispnjë të lehtë dhe pa miell, kur e shijon ëmbëlsira është një mbrekulli.

Unë e preva pandispanjën në katër pjesë duke nxjerrë një tortë të vogël, për 6-8 persona. Ju mund të zgjidhni ta konfiguroni tortën më të ulët dhe me përmasa të tjera.
Ju ftoj ta provoni. Ju gjithashtu mund të provoni edhe Sufle Me Ҫokollatë

PërbërësitUltimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes

Për biskotën, tava 35×30 cm

  • 4 vezë (të ndara të bardhat nga të verdhat)
  • 2 lugë sheqer
  • kripë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 120 g çokollatë e zezë
  • 30 g gjalp pa kripë
  • 30 ml qumësht

Për kremin e çokollatës

  • 160 g çokollatë e zezë
  • 90 ml pana ëmbëlsirash
  • 300 ml pana që rrihet për ëmbëlsira e ëmbëlsuar (Në rast se pana është pa sheqer do shtoni 2 lugë sheqer)

Për shurupin e kakaos

  • 50 ml ujë i ngrohtë
  • 1 lugë kakao pluhur
  • 1 lugë sheqer
    ( Do i përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet plotësisht përpara se ta aplikojmë)

Për glasën (lustrën) e çokollatës

  • 50 g kakao pluhur
  • 65 g sheqer
  • 85 ml ujë
  • 85 ml pana ëmbëlsirash
  • 5 g xhelatinë
  • Arra të grira për dekor

Përgatitja

Hapi parë- Biskota ose Pandispanja për Tortën

  1. Në një tas, do të vensdosim çokollatën dhe gjalpin në copa.
  2. Shkrirjen e çokollatës e bëjmë në banjomari. Pra, enën ku kemi çokollatën e vendosim në një tenxhere më ujë të nxehtë, duke i trazuar që të treten së bashku.
  3. Kur çokollata dhe gjalpi janë bërë një, do të shtojmë dhe qumështin, trazojmë mirë, dhe e lëmë mënjanë.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  4. Në një tas qelqi të thellë, do të rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të bëhen të qëndrueshme.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë gradualisht sheqerin duke trazuar sa të kemi një marengë të qëndrueshme por me teksturë si mëndafsh.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  6. Në një tas tjetër, do të rrahim të verdhat e vezëve me aromën e vaniljes. Do të shtojmë aty edhe çokollatën e shkrirë më parë dhe përziejmë mirë.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  7. Tek masa e çokollatës, do të shtojmë 1/3 e të bardhave të vezëve, dhe do i përziejmë lehtë nga poshtë lart me një spatul.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  8. Masën e përftuar e shtojmë tek pjesa tjetër e të bardhave të vezëve duke përzierë në të njëtën mënyrë, sa të përftojmë një brum homogjen, pa i rënë volumi.
  9. Masën e hedhim në një tavë të veshur me letër pjekje. E hapim brumin mirë, dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë për 20 minuta.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  10. Pasi na piqet pandispanja jonë, e heqim nga furra, e kthejmë përmbysh duke e nxjerrë nga tava me kujdes sipër një pecete kuzhine dhe e lëmë të ftohet plotësisht.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  11. Pasi ftohet do e presim në katër pjesë të barabarta duke eleminuar anësoret apo cepat jo të drejtë.

Hapi I dytë- Shurupi

  1. Përgatitja e shurupit të kakaos me të cilin do të lyejmë copat e pandispanjës kur të montojmë tortën, është vetëm një minutë punë.
  2. Do ti përziejmë përbërësit në një enë sa të treten mirë dhe e lëmë shurupin mënjanë të ftohet.

Kremi për Montimin e Tortës

  1. Vijojmë me përgatitjen e kremit. Në një tas do të shtojmë çokollatën e zezë dhe 90 ml pana ëmbëlsirash dhe do i tresim së bashku në banjomari, si vepruam edhe më lart. Kur çokollata tretet plotësisht, e lëmë mënjanë të ftohet.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  2. Ndërkohë, do të shtojmë pjesën tjetër të panës në një tas të thellë. Do e rrahim me rrahëse me korent derisa të kemi një masë të qëndrueshme. Nëse pana nuk është e ëmbëlsuar do e shtojmë edhe sheqerin dhe do i rrahim bashkë.
  3. Tek pana e rrahur, do të shtojmë çokollatën e ftohur, dhe përziejmë mirë. Kremin e kemi gati për montimin e tortës.

Montimi i Tortës

Do të fillojmë me montimin e tortës.

  1. E vendosim shtresën e parë të pandispanjës në një pjatë dhe e zbusim me shurupin e përgatitur duke e aplikuar me një furçë kuzhine.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  2. Pasi e njomim si duhet pandispanjën, vendosim shtresën e parë të kremit. Për një hapje më uniform të shtresavë të tortës, përdorim një qese pastiçerie, por mund ta aplikojmë edhe direkt duke e hapur me një spatul pastiçerie.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  3. Do të vijojmë kështu duke vendosur shtresat me radhë. Pra i zbusim me shurup dhe më pas vendosim kremin.
  4. Kështu do veprojmë deri në përfundim duke aplikuar krem edhe në pjesën e jashtme të tortës, por jo domosdoshmërisht shumë, pasi do vendosim edhe shtresën e glasës së çokollatës në fund.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  5. Tortën e vendosim në frigorifer për të paktën 2 orë. Ndërkohë përgatisim glasën.

Përgatitja e Shtresës Së sipërme

  1. Xhelatinën e vendosim në një enë me ujë të ftohtë që të zbutet.
  2. Në një tenxhere do të shtojmë kakaon dhe sheqerin dhe i përziejmë. Shtojmë ujin, panën, dhe trazojmë sa të tretet kakao.
  3. Masën e përftuar e vendosim në zjarr në temperaturë mesatare dhe e trazojmë sa të marrë një vlim.
  4. E heqim nga zjarri dhe ashtu e ngrohtë si është do të shtojmë edhe xhelatinën e shtryshur nga uji, dhe e trazojmë që të tretet plotësisht.
  5. Glasën e përftuar e kalojmë në një sitë dhe e mbulojmë më qese direkt në sipërfaqe në mënyrë që të mos marri ajër në brendësi. Kështu të mbuluar do e vendosim në frigorifer të ftohet për 1-2 orë.

Aplikimi i Glasës Dhe Servirja

  1. Glasën do e aplikojmë 40 minuta përpara se ta servirim tortën. Përpara se ta aplikojmë do e lëmë të kthehet në formë të lëngshme në temperaturë ambienti 30 gradë. Nëse nxitoni mund ta vendosim edhe në banjomari dhe në pak minuta do e kemi gati pë ta hedhur sipër tortës.
  2. Glasa në temperaturë ambienti, kullohet sërish dhe aplikohet sipër tortës. E vendosim tortën sipër një zgare në mënyrë që të kullojë pjesa e tepërt dhe të na formohet një shtresë e hollë lustre.
  3. Pasi kullon teprica e glasës, e vendosim tortën sërish në frigorifer të pushojë edhe 30 minuta përpara se ta presim në feta.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes
  4. Tortën e dekorojmë si të na pëlqejë ose mund ta lëmë edhe kështu vetëm me glasën e çokollatës.
  5. E presim tortën në feta dhe e shërbejmë sipas dëshirës.Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Ultimate Flourless Chocolate Cake-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment