Traditional Rabbit Stew Recipe-Lepur Çomlek

Lepuri Çomlek është një pjatë tradicionale shumë e shijshme, e cila shijon shumë në një gatim të ngadaltë në tigan apo tenxhere me kapak për gatime të tilla, por fare mirë mund ta gatuajmë edhe në tenxhere me presion për një gatim të shpejtë. Ne duam të ndajmë me ju sot gatimin e ngadaltë në tigan, për një pjatë kryesore që pëlqehet nga të gjithë. Mishi i lepurit shijon shumë në këtë pjatë dhe erëzat janë ato që i japin aromë të veçantë. Mishi i lepurit bën pjesë tek mishrat që treten lehtë në organizëm, i pasur me proteina dhe vitamina, konsiderohet një nga mishrat që duhet konsumuar herë pas here sipas mundësisë në familje.

PërbërësitTraditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 lepur 1-1.5 kg
  • 2 qepë
  • 2 domate të kuqe
  • 1 karrotë
  • 1/2 degë selino
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • Disa thelpinj hudhre
  • Gjethe dafine, kripë e piper, majdanoz, sherebel, rozmarinë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Marrim një lepur nga origjinë e kontrolluar, e lajmë dhe e presim në copa sipas artikulacioneve.
  2. Në një tigan të madh e të thellë, hedhim pak vaj ulliri dhe në të shtojmë erëzat: 1 degë rozmarinë, 2 gjethe sherebel, dhe 1 thelp hudhër dhe i lëmë të lëshojnë aromat në nxehtësi mesatare.Traditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë copat e lepurit të thara nga uji me letër kuzhine dhe i kavërdisim për disa minuta. E shuajmë lepurin me verë të bardhë dhe rrisim nxehtësinë të avullojë pjesa alkolike.Traditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Grijmë qepën në kubik dhe e shtojmë te mishi. Shtojmë kripë e piper të zi. Vazhdojmë gatimin duke e përzierë here pas here. Shtojmë edhe karrotën e grirë në kubik.Traditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Kur qepa të jetë zbutur shtojmë domaten e grirë në renden dhe e lëmë të gatuhet duke e përzierë here pas here. Do të shtojmë dhe 1 gotë ujë, por mund ta shikoni dhe vetë për sasinë e ujit në varësi të lepurit që po gatuani.Traditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë hudhrat e qëruara në thelpinj, gjethet e dafinës dhe rigonin e thatë. E mbulojmë me kapak dhe e gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 1 orë. Lepuri është gatuar kur mishi të jetë zbutur dhe të ketë ngelur në lëngun e vet. Shtojmë erëzat e freskëta dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me lëngun e vet dhe me patate të furrës.Traditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes Ju mund të zgjidhni ta shoqëroni me sallatën tuaj të preferuar dhe bukë të ngrohtë krokante. Lepuri çomlek është një pjatë shumë e shijshme që mund të kombinohet me shumë garnitura, sallata, apo pjata të para. Mund ta shoqëroni me pilaf, pure patatesh, perime të pjekura, kuskus, bollgur, ose me çfarë ju tjetër të preferoni.

Si të përgatisim patate furre krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda

  1. Nxehim furrën në 200 gradë.
  2. Lajmë patatet në ujë të rrjedhshëm, i qërojmë patatet e i grijmë të holla ( julienne). I shpëlajmë mirë, u kullojmë ujin dhe i thajmë ujin e tepërt me letër kuzhine.Traditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  3. I marinojmë patatet me vaj, kripë e rigon dhe i pjekim në një tave furre me veshje që nuk ngjit për rreth 25-30 minuta në 200 gradë. I shërbejmë të ngrohta. Patatet në furrë janë një garniturë shumë e shijshme për lepurin çomlek.Traditional Rabbit Stew Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë.

Faleminderit që na ndiqni duke vizituar faqen tonë. Jeni të mirëpritur për çdo moment nëse provoni recetën si dhe ndjehuni të lirë ta shpërndani mes miqsh.

 

Leave a Comment