Tomato Olive Focaccia Bread-Focaccia Me Ullinj Dhe Domate

Focaccia Me Ullinj Dhe Domate Të Thata është një gatim me bazë brumi shumë i shijshëm. Ashtu si pizza, focaccia klasike, apo focaccia me patate, edhe kjo recetë gatuhet në mënyrë të ngjashme dhe shijon më së miri e ngrohtë apo temperaturë ambienti.

Përbërësit

Për brumin

  • 500 g miell 00
  • 50 g miell integral
  • 1 lugë çaji kripë
  • 8 g maja buke
  • 200 ml qumësht
  • 150 ml ujë i vakët
  • 1 vezë
  • 1 lugë vaj ulliri

Për mbushjen

  • Ullinj pa bërthamë
  • Domate të thara, copa djathi, rigon, vaj ulliri

Për të shoqëruar

  • Proshutë krudo, mocareline, pomodorini, etj

Përgatitja

  1. Do të përgatisim brumin si për pica. Do të na dali pak më i butë. Në fakt brumi duhet më i butë, sepse kështu fokaccia jonë do të jetë më e butë dhe më e mirë.
  2. Në fillim do të përziejmë miellrat. Në një tas të madh do të tresim majanë me pak qumësht të vakët dhe pak miell.
  3. Përftojmë një brum të hollë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta.
  4. Po te ai tas, do të shtojmë të gjithë përbërësit e lëngët, vezën dhe një lugë vaj ulliri.
  5. I përziejmë bashkë dhe shtojmë miellin.Tomato Olive Focaccia Bread-Family Cooking Recipes
  6. Do të shtojmë dhe kripën dhe zëmë brumin. Hedhim pak vaj në fund të tasit, vendosim brumin dhe e lëmë të vijë për 1 orë.
  7. Marrim një tavë të hapur dhe e lyejmë me vaj. Hedhim brumin dhe e hapim me dorë të lyer me vaj ulliri. Sipër i vendosim domatet e prera, ullinjtë dhe djathin në copa. I hedhim dhe pak vaj ulliri. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë edhe 20 minuta.Tomato Olive Focaccia Bread-Family Cooking Recipes
  8. Nxehim furrën ndërkohë në 200 gradë dhe e pjekim fokaçen për 25 minuta.
  9. Do e nxjerrim nga furra, i hedhin rigon të thatë sipër, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë të ftohet pak.Tomato Olive Focaccia Bread-Family Cooking Recipes
  10. E presim në copa dhe e servirim me djathrat dhe proshutat e preferuara ose dhe ashtu siç është. Është super e shijshme dhe ideale për të shoqëruar një aperitiv.

Ju bëftë mirë!Tomato Olive Focaccia Bread-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”


Leave a Comment