Tiramisu Cake Recipe-Torta Tiramisu

Torta Tiramisu është një tortë delikate dhe plot shije, e cila ndryshe nga tiramisuja e prezantuar më parë e përgatitur me biskota savoiardi, kjo që po sjellim për ju sot është përgatitur me pandispanjë.

Si është gatuar kjo tortë

Ne e kemi përgatitur këtë tortë me diametër 26 cm me pandispanjën që ndamë përpara disa ditësh me ju.

Ju mund të përgatisni edhe një pandispanjë më të vogël nëse doni të përgatisni një tortë më të vogël. Ndiqni të njëjtën mënyrë duke përgjysmuar përbërësit për përgatitjen e pandispanjës duke ruajtur raportin e njëjtë të vezëve me sheqerin dhe miellin. Po kështu përgjysmoni edhe përbërësit për kremin e tortës.
Gjithashtu ndryshimi tjetër me recetën e mëparshme është që në këtë recetë kemi përdorur edhe kremin e pastiçerisë.
Siç ju kemi informuar dhe në recetën e mëparshme të tiramisusë, për kremin e tiramisusë përdoren vezë të freskëta, të cilat për sigurinë tonë mirë është ti pasterizojmë përpara se ti shtojmë në krem. Unë në recetën e sotme zgjodha që vezët ti përfshij ndryshe në kremin e tortën duke i vendosur te kremi i pastiçerisë. Zgjodha të përgatis krem pastiçerie për të realizuar një krem të tortës Tiramisu më të sigurt dhe më konsistent.
Kjo tortë del shumë e shijshme dhe mund ta servirni për çdo rast gëzimi në familje. Është e lehtë për tu përgatitur dhe ngrënë.
Provojeni dhe do më besoni që del shumë e mirë dhe e shijshme.

PërbërësitTiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 pandispanjë me diametër 26 cm
    • 8 vezë
    • 240 g sheqer
    • 240 g miell
    • Lëkure limoni e grirë
    • Pak kripë
  • Për zbutjen e pandispanjës
    • 200 ml kafe ekspres
    • 100 ml ujë
    • 100 g sheqer
  • Për kremin e tortës
    • 500 g maskarpone
    • 500 pana që rrihet
    • Krem pastiçerie
    • 1 fletë xhelatinë 5 g
  • Për kremin e pastiçerisë
    • 4 të verdha veze
    • 100 g sheqer
    • 25 g niseshte misri
    • 250 ml qumësht.
    • Lëkure limoni organik
  • Për zbukurim në sipërfaqe
    • Kakao e hidhur dhe copa çokollate

Përgatitja

  1. Do të përgatisim pandispanjën sipas recetës bazë të pandispanjës dhe e lëmë të ftohet komplet. Lexo recetën e plotë të Pandispanjës. E presim pandispanjën në 3 shtresa të barabarta.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Përgatitja e kremit të tortës

  1. Hapi tjetër është përgatitja e kremit të pastiçerisë. Do të vendosim qumështin të nxehet me lëkurë limoni në të që të aromatizohet gjatë vlimit.
  2. Bëjmë kremin duke përzierë vezët me sheqerin dhe niseshtenë. I shtojmë edhe qumështin e nxehur, duke eleminuar lëkurën e limonit. E përziejmë mirë dhe e vendosim sërish në tenxhere që të trashet. Mund të perdorni banjomari për ta bërë këtë proçes.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Trazojmë vazhdimisht me një tel dore që të mos na bëhet kokërr masa e kremit. Kremi nuk duhet të trashet shumë. E hedhim në një tas të ftohtë dhe e përziejmë mirë që të ftohet. E lëmë të ftohet në frigorifer të mbuluar me qese celofoni.
  4. Ndërkohë, bëjmë gati kafen. Paralel në një tenxhere te vogël shtojmë ujin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr sa të vlojnë duke përgatitur kështu sherbetin që do të bashkojmë me kafen për të përgatitur lëngun për zbutjen e pandispanjës. I përziejmë bashkë me kafen dhe i lëmë të ftohen.
  5. Kur ti kemi gati të gjitha do të bëjmë kremin e tiramisusë. Do të vendosim fletën e xhelatinës në ujë të ftohtë të zbutet. Ju mund të përdorni edhe xhelatinë pluhur.
  6. Në një tenxhere të vogël shtojmë dy lugë pana, e vendosim të ngrohet, shtojmë aty xhelatinën e zbutur të shtrydhur, dhe përziejmë sa xhelatina të tretet. Do të shkrijë shumë shpejtë.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Në një tas të madh qelqi do të shtojmë Maskarponen dhe pak pana dhe i përziejmë me rrahës dore elektrik sa të homogjenizohet kjo masë.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Shtojmë kremin e pastiçerisë dhe vazhdojmë përzierjen, shtojmë panën dhe e rrahim të gjithën për disa minuta me rrahësin elektrik.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Kur të shohim që na është formuar një konsistence kremoze shtojme dhe xhelatinen dhe e përziejmë mirë.

Montimi i Tortës

  1. Nisim montimin e tortës. Do të përdorim një pjatë dhe një rreth unaze për ta mbajtur tortën në formën e duhur. Vendosim një shtresë pandispanje dhe e lagim me shurupin me kafe. Hedhim një shtresë krem dhe copa çokollate.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Vijojmë këtë proçes duke shtuar sërish pandispanjë, krem, çokollatëdhe pandispanjë përsëri.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes Sipër një shtrese të hollë kremi. Do të lëmë një pjesë kremi për zbukurim në një qese pastiçerie.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  3. E fusim në frigorifer tortën dhe mund ta zbukurojmë edhe më vonë. Të rrijë për 2-3 orë në fresk.
  4. Para se ta servirim e heqim nga forma unazë dhe e zbukurojmë sipas dëshirës. Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes I hedhim kakao me një sitë të vogël dhe copa çokollate.Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E presim dhe e servirim sipas dëshirës. Kjo tortë mund të jetë fare mirë edhe një tortë ditëlindje ose për festa të tjera.

Ju bëftë mirë!Tiramisu Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment