Qofte me lëng është një tjetër recetë shumë e shijshme tradicionale për një pjatë kryesore në vakt dreke apo darke në familje. Brumi i qofteve kombinuar me erëzat dhe perimet e përdorura në recetë krijojnë një salcë shumë të shijshme për shoqërimin e qofteve dhe shijimin e tyre ndryshe.
Përbërësit- Qofte me lëng
- 250 g brum qoftesh i përgatitur më parë. Gjeni këtu recetën e plotë.
- 1/2 qepë
- 1/2 karrotë
- 1 spec jeshil
- 2 domate të kuqe
- Kripe, piper, rigon, majdanoz dhe spec djegës
- Vaj ulliri.
- Djath grana i grirë
Përgatitja
- Grijmë qepën dhe karrotën hollë dhe i gatuajmë me vaj ulliri në një tigan për 3/4 minuta.
- Grijmë dhe specin kubik dhe e shtojmë në tigan.
- Vazhdojmë gatimin dhe kur të jenë zbutur perimet shtojmë domaten e pastruar nga lëkura dhe e grirë kubik. E gatuajmë sa të na krijohet një salcë.

- Formojmë qoftet në formë sferike, sa 1 kokërr arre dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri duke i rrotulluar nga të gjitha anët që të marrin ngjyrë.

- Shtojmë salcën te tigani i qofteve dhe 1/2 gotë ujë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.
Shtojmë erëzat, kripë, piper dhe spec djegës. Në fund to të na dalin qofte të buta të shoqëruara me salcën e tyre të shijshme. I hedhim dhe djathin e grirë sipër dhe i shërbejmë të ngrohta. Mund ti shoqëroni me sallatë të freskët ose me patate furre.
Ju bëftë mirë!
Irinda