The Best Ever Carrot Cake-Keku Më I Mirë Më Karrota

Në mëngjeset tona në familje përpiqemi të ofrojmë larmi, duke gatuar receta të shëndetshme për të gjithë pjesëtarët, përfshirë edhe fëmijët. Një nga recetat që na pëlqen shumë është Keku Me Karrota. Gatimi i tortave apo ëmbëlsirave me fruta, i bën ato më të shëndetshme, pasi mund të shmangim përdorimin e tepërt të sheqerit. Ky kek me karrota është i lehtë dhe i shijshëm dhe mund të konsumohet për mëngjes, për vaktet e pasdites, por dhe pas një dreke apo darke në familje.

Përbërësit për një tavë keku me diametër 22-24cmThe Best Ever Carrot Cake-Family Cooking Recipes

  • 3 vezë
  • 200 g sheqer kaf
  • 250 g karrota
  • 200 g miell
  • 150 ml vaj ulliri
  • 100 qumësht
  • Kanellë
  • Fryrës për ëmbëlsira një lugë çaji
  • Pak kripë
  • Bajame të qëruara dhe sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Nxehim furrën në 180 gradë.
  2. Pastrojmë karrotat dhe i grijmë në një rende.
  3. Në një tas të madh, me ndihmën e një rrahësi vezësh elektrik, rrahim vezët me sheqerin sa të bëhen shkumë.
  4. Shtojmë dhe vajin dhe vazhdojmë përzierjen me rrahësin elektrik. Shtojmë qumështin, kanellën pak kripë e përziejmë dhe shtojmë edhe miellin e situr të përzierë me fryrësin.The Best Ever Carrot Cake-Family Cooking RecipesThe Best Ever Carrot Cake-Family Cooking Recipes
  5. Në fund shtojmë karrotat e grira në rende dhe e përziejmë masën me kujdes. E hedhim masën në një formë keku të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell dhe sipër i hedhim bajamet e grira.The Best Ever Carrot Cake-Family Cooking Recipes
  6. E pjekim në furrë të nxehur me parë 180 gradë për 45 minuta.The Best Ever Carrot Cake-Family Cooking Recipes
  7. Pasi është pjekur dhe ftohur pak, e heqim nga tava, e vendosim në një mbajtëse keku dhe e spërkasim kekun me sheqer pluhur.The Best Ever Carrot Cake-Family Cooking Recipes

Për një drekë të djele mund ta shoqëroni kekun tuaj me 1 lugë nga akullorja juaj e preferuar dhe do të jetë një ëmbëlsirë e veçantë.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke pëlqyer dhe ndarë recetat tona.

Irinda

Leave a Comment