Stuffed Steak Rolls Recipe-Role Bifteku I Mbushur

Kjo recetë e Biftekut Role Të Mbushur është e thjeshtë për tu realizuar, plot shije dhe mund të serviret si një pjatë e dytë në vaktet tona të drekës apo darkës. Është recetë që mund ta përdorni, në përditshmëri, në drekat familjare gjatë fundjavave, apo edhe për festa.  Kjo është një servirje ndryshe e mishit të viçit dhe shumë e pëlqyer për të gjithë që pëlqejnë dhe konsumojnë mishin.

Përbërësit  për 5 PersonaStuffed Steak Rolls Recipe-Family Cooking Recipes

  • 5 feta biftek viçi
  • 5 feta djath pice
  • 5 feta proshutë e pjekur
  • Kripë e piper
  • 1 thelb hudhër
  • Vaj ulliri
  • 100 ml vere e bardhë
  • Sherebel dhe rozmarinë e freskët

Përgatitja

  1. Zgjedhim mishin e butë nga pjesa e kofshës së viçit që është për biftek dhe e presim në feta të holla. Mund edhe ta blini biftekun gati të prerë te kasapi.  I rrahim lehtë dhe i marinojmë me pak kripë e piper të zi.
  2. Vendosim sipër proshutën dhe djathin dhe e mbeshtjellim role. Me ndihmën e nje kunje druri, e mbyllim dhe i vendosim dhe nje gjethe sherebel. Sherebeli është një bime aromatike me shumë vlera e cila gjen përdorim si bimë në mjekësi, kozmetikë, por që përdoret shumë edhe në kuzhinë, sidomos për gatimin e mishit duke i dhënë shije të veçantë.Stuffed Steak Rolls Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën dhe 1 degë rozmarine dhe e lëmë të ngrohet.Stuffed Steak Rolls Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Vendosim roletë e mishit dhe i rrotullojmë me kujdes nga të gjitha anët, për 4-5 minuta.Stuffed Steak Rolls Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E shuajmë me vere dhe e lëmë të avullojë pjesa alkolike në flakë të lartë.
  6. E ulim nxehtësinë, e mbulojmë tiganin me kapak dhe i gatuajmë kështu për 2 minuta. Vera me lëngun e mishit dhe djathin që shkrin krijojnë një salcë shoqeruese. E shërbejmë mishin menjëherë me salcën e vet. Shoqërojeni me patate furre ose perime të ziera. Përpara servirjes, për estetikë duhet të hiqet kunja fiksuese. Roleja lidhet nga djathi dhe nuk hapet.Stuffed Steak Rolls Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Irinda

Leave a Comment