Stuffed Pita Bread Recipe-Pite Të Mbushura Me Djath

Pite Të Mbushura Me Djath është një recetë e cila mund të shikohet në çdo kohë, ideale për piknik, plazh, apo për tu marrë me vete në punë.
Receta përgatitet lehtë, me përbërës që gjithmonë na gjenden në kuzhinë.
Për nga përgatitja dhe gatimi receta ndahet në tre faza: brumi, mbushjes e pites, dhe skuqja.
Brumi dhe gatimi do të thoja që janë momentet që duhet më tepër kujdes, pasi mbushjen e kryejmë sipas dëshirës, me ato përbërës që na ndodhen në frigorifer.
Ndiqni hapat më poshtë dhe do kënaqen fëmijët dhe familjarët tuaj me këtë recetë për mëngjes, pasdite apo për tu marrë me vete në plazh apo piknik me familjen.
Ju mund të provoni edhe recetën e Piteve me Kos.

PërbërësitStuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Për brumin
  • 500 g miell
  • 150 ml qumësht
  • 150 ml ujë i vakët
  • 7 g Maja e thatë + 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë vaj ulliri
Për mbushjen
  • 100 g mocarela
  • 100 g mortadela ose ndonjë proshutë tjetër
  • Salcë domatesh
  • Speca, ullinj ose çfarë të dëshironi tjetër.
Vaj për skuqje

Përgatitja

  1. Do të zëmë brumin. Në fillim do të përziejmë qumështin e vakët me majanë, 1 lugë miell dhe sheqerin.
  2. E lëmë të aktivizohet për 10 minuta.
  3. Pasi të kalojë koha do të shtojmë sasinë tjetër të miellit, kripën dhe vajin.
  4. Do të zëmë brumin e butë me ujin e vakët dhe e lëmë brumin të vijë të mbuluar në një tas me qese trasparente.Stuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Pas 1 ore do ta marrim brumin dhe e ndajmë në 10 pjesë.Stuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do ti rrumbullakosim dhe do ti hapim në petë të rrumbullakta me diametër 20-25 cm.Stuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Petët e piteve do ti mbushim sipas dëshirës dhe do ti palosim gjysëm hëne.Stuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking RecipesStuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  8. I mbyllim pitet mirë me ndihmën e një piruni dhe do ti skuqim në një tigan me vaj të nxehtë, sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Stuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking RecipesPitet do të dalin shumë të shijshme dhe ideale për tu marre me vete kudo.
Ju bëftë mirë!Stuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking RecipesStuffed Pita Bread Recipe-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment