Kjo recetë e Panine Të Mbushura është e lehtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme.
Mund to shërbejmë për mëngjes, piknik, ti marrim me vete në shkollë apo punë.
Për mbushjen mund të përdorni djathin, sallamin, apo proshutën, që ju pëlqen apo ndodhen në kuzhinën tuaj.
Ju mund të provoni edhe Pite Të Mbushura Me Pulë.
Përbërësit
- 500 g miell
- 250 ml qumësht
- 1 Vezë + 1 të bardhë
- Pak vaj ulliri
- 8 g maja birre
- Pak kripë
- 1 lugë çaji sheqer
Për mbushjen
- Djath kaçkavall i butë
- Sallam ose proshutë
Për lyerje në sipërfaqe
- 1 e verdhë veze
- 2 lugë qumësht
- fara suzami
Përgatitja
- Do të ngrohim pak qumështin dhe do të shkrijmë majanë në të.
- Vijojmë duke shtuar dhe sheqerin aty dhe e përziejmë mirë.
- Pasi majaja dhe sheqeri janë tretur, do të shtojmë vezën e plotë dhe të bardhën e një veze.
- Në përzierjen e qumështit, do të shtojmë miellin e përzierë me kripë pak nga pak.
- Përgatisimnjë brum të butë, të cilin do e lëmë të vijë në një tas qelqi të lyer me vaj dhe të mbuluar me qese.
- Do ta lëmë që të dyfishohet volumi në një vend të ngrohtë për 30-40 minuta.
- Ndërkohë në një enë përgatisim djathin e grirë dhe proshutën e zgjedhur për mbushjen.
- Pas kësaj do ta ndajmë brumin në 7 pjesë (ose dhe me shumë po të doni të përgatisni panine më të vogla) dhe do ti rrumbullakosim.
- Brumin e rrumbullakosim do e hapim pak me dorë në një petë me diametër 10 cm dhe në mes do e mbushim me djathin dhe sallamin e përgatitur më parë.
- Paninet i mbyllim dhe i rrumbullakosim. I vendosim në një tavë me letër furre në largësi nga njëra -tjetra.
- Do i lëmë të vijnë përsëri të mbuluara në një vend të ngrohtë për 30 minuta.
- Kur të shikojmë që do të dyfishohen në tavë, do ti lyejmë paninet sipër me të verdhën e vezës, të përzierë me qumështin. Hedhim sipër dhe farat e suzamit dhe i pjekim në furrë të nxehur me parë në 200 gradë për 35-40 minuta.
- I heqim nga furra dhe i mbulojmë me një pecetë të pastër. Do të jenë të buta dhe shumë të shijshme. Mund ti konsumoni në çdo vakt.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.