Strawberry Roll Cake Recipe-Receta e Kekut Role Me Luleshtrydhe (Kajmaklie)

Kajmaklie është një ëmbëlsirë shumë e lehtë dhe e shijshme, me një mbushje të përgatitur me fruta dhe Panna për ëmbëlsira. Ditët e gjata të verës na mbledhin shpesh në filje dhe me miq, dhe kjo recetë është perfekte për të gëzuar dhe u ëmbëlsuar në shoqëri të mirë.

Përbërësit për Përgatitjen e Petës

  • 4 te bardha vezësh, temperaturë ambienti
  • 200 gram sheqer
  • 1 lugë miell
  • 2 lugë sheqer pluhur
Për Mbushjen
  • 300 ml pana për ëmbëlsira
  • 300 g luleshtrydhe të pastruara dhe prera në feta

Përgatitja

  1. Nxehim furrën në 180 gradë.
  2. Në një tas të madh qelqi, rrahim të bardhat e vezëve që duhet të jenë në temperaturë ambjenti derisa të  bëhen shkumë.
  3. Shtojmë dhe sheqerin dhe vazhdojmë rrahjen. Do të na dali një meringë e bukur dhe e shndritëshme.
  4. Shtojmë dhe sheqerin pluhur dhe miellin të situr dhe e përziejmë me kujdes.
  5. Marrim një tavë furre të cekët dhe e lyejmë me pak vaj shtrojmë një letër furre në të dhe hedhim masën e përgatitur.
  6. E hapim në mënyrë të njëtrajtëshme dhe e fusim për tu pjekur në furrë të nxehur 180 gradë.
  7. E pjekim për rreth 20-25 minute sa të marri një ngjyrë lajthie sipër.
  8. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet pak. E kthejmë në një pecete kuzhine, heqim letrën e pjekjes dhe e lëmë të ftohet plotësisht.
  9. Rrahim panën që duhet të jetë e ftohtë nga frigoriferi dhe e shtrojmë mbi petën e pjekur më parë. Shtojmë dhe luleshtrydhet e lara dhe të prera në feta. Mund të përdorni edhe fruta të tjera nëse dëshironi, kivi, portokalle etj. Mbështjellim petën në role dhe e vendosim në një pjatë.
  10.  E fusim në frigorifer për 1-2 orë dhe ëmbëlsira është gati. Kjo është një recetë perfecte për drekën e së dielës.Strawberry Roll Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Për çdo pyetje, lutem plotësoni formën më poshtë. Ne do ju përgjigjemi shpejt.

Faleminderit që na zgjodhët sërish.

Leave a Comment