Salcë Agrodolçe Kineze është një recetë shumë e thjeshtë, e cila përdoret për të shijuar Involtini Primavera, por edhe antipasta të tjera apo pjata të dyja të zgarës, furrës, apo skuqura në tigan.
Përbërësit i kemi gjithmonë në kuzhinë për këtë salcë. Kështu që, nëse keni dëshirë ta përgatisni vetë, do ju mjaftojnë pak minuta.
Kjo është një salcë në ngjyrë të kuqe, të cilën e merr nga koncentrati i domates. Gjithashtu, për shije sa me tradicionale, preferohet uthull orizi, por mund të përdorni edhe uthull molle apo rrushi.
Unë preferova të shtoj një lugë çaji sake për të dhënë sadopak shijen e orizit në salcë.
Përbërësit
- 100 ml ujë
- 1 lugë çaji niseshte
- 1 lugë gjelle sheqer
- 2 lugë uthull
- 3 lugë koncentrat domatesh
- 1 lugë çaji sake (raki orizi)
- Pak kripë
Pëgatitja
- Si fillim do të tresim niseshten në sasinë e ujit.
- Do shtojmë këtë përzierje dhe gjithë përbërësit e tjerë (uthullën, sheqerin, domaten, kripë, sake) në një tenxhere apo tigan të vogël.
- Në temperature të ulët do të trazojmë përbërësit derisa salca të fillojë të trashet. Do të shikoni që në pak minuta salca do marrë formë duke u trashur sa të na vishet luga.
- E heqim nga zjarri, e hedhim në një tas për salca dhe e kemi gati për ta servirur. Kjo salcë shijon shumë me Involtini Primavera.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”